Panorama (Albania)

DISKUTIMET NË GRUPIN E PS

-

Gramoz Ruçi: Në disa nga seancat, për shkak të mungesave të deputetëve, nuk kemi hyrë në votim. Por ka dhe disa ligje që ende janë në komisione dhe nuk kanë hyrë për seancë plenare, siç janë

projektlig­ji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimo­r gjyqësor privat”, të ndryshuar, dhe projektlig­ji “Për falimentim­in”.

Fatmir Xhafaj: Nëse nuk miratohen kodet që kërkojnë 84 vota, nuk ka se si të miratohen ligjet e tjera që derivojnë prej saj. Kjo është paketë që pret të kalohet e plotë. Është e nevojshme të nisë implementi­mi i Reformës në Drejtësi.

Arta Dade: Unë kam pasur rastin e një nxënësi 7- vjeçar nga komuna Qendër e Kolonjës, i cili mund të qëndronte pa shkollë për shkak se as mësim nuk mund të bëhej në fshatin e tij dhe as furgoni nuk e merrte dot. Dhe kjo vinte vetëm si paaftësi e drejtuesve lokalë të arsimit. Këtë e zgjidha vetë, duke e futur në shkollë në Ersekë dhe në konviktin e shkollës. Por e ngre këtë shqetësim që të evidentojm­ë të gjithë nëpër zonat tona raste, të cilat për shkak të paaftësisë së drejtuesve lokalë, bëhen problemati­ke në komunitet.

Edi Rama: Ky shqetësim, dhe shumë si ky, që qytetarët mund të adresojnë nëpërmjet deputetëve, do të merren në konsiderat­ë nga qeveria dhe të shohim se ç’mund të bëjmë aty ku mund të zgjidhim.

Fatmir Xhafaj: Ne miratuam ligjet kryesore të kësaj reforme, por kemi ende një ligj që ka mbetur pa u miratuar në seancë, ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë. Mendoj se nuk duhet të vonohemi më për miratimin e këtij ligji në Parlament.

Edi Rama: Ajo që dua të ndaj sot me ju është një shqetësim i përhershëm i ngritur në mbledhjet e Grupit: mungesat e shumta të deputetëve në seancat e Parlamenti­t. Ministrave të kabinetit qeveritar ua kam ndaluar të jenë jashtë shtetit ditën e enjte, atë të seancave plenare, edhe pse ata nuk kanë të drejtë vote dhe pse ju e dini shumë mirë se çfarë ngarkese ata kanë. Ndërsa u bënë disa seanca që shoh mungesa të deputetëve në seancë. Kjo situatë na ka sjellë e mund të na sjellë problem me votimin e ligjeve. Unë do t’i kërkoja Gramozit që të menaxhonte më mirë lëvizjet e deputetëve në delegacion­et parlamenta­re, sidomos ditën e enjte. Çdo lëvizje duhet programuar në funksion të seancës plenare, sepse duhet të jemi kompaktë në vota.

Një tjetër çështje që dua të ndaj me ju është edhe ajo e takimeve me elektorati­n. Jemi tetë muaj para zgjedhjeve dhe këto kontakte duhen intensifik­uar dhe duhet të bëhen të programuar­a. Mos shkoni të takoni 4- 5 veta, por organizoni takime më të mëdha me njerëzit dhe sqaroni vështirësi­të se si e gjetëm vendin në 2013- n dhe reformat e vështira që ka bërë qeveria. Qëndroni më afër njerëzve, sidomos në zonat rurale, ku njerëzit kanë nevojë për t’u orientuar për të aplikuar për projekte për fondin e garancisë në fshat, apo për aplikimin për marrjen e pronësisë së tokave në fshat. Tani që ky proces i takon bashkisë, do duhet të jeni çdo ditë në kon- takt për ta nxitur edhe më shumë që fshatarët të shohin efektet e kësaj reforme. Kur shkoni dhe merrni kontakte me njerëzit, merrni informacio­n edhe më të detajuar për problemet e tyre konkrete të përditshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania