Panorama (Albania)

Basha: Rama është izoluar në zyrën e tij

“Në qeverinë time asnjë familje pa bukë, ujë e drita”

-

Takimin me strukturat dhe aksionin për hapjen e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha e ka diskutuar edhe me simpatizan­tët e PD- së në Gjirokastë­r. Në takimin me strukturat e PDsë, Basha ka bërë thirrje që të qëndrohet sa më pranë shqetësime­ve dhe problemati­kave që njerëzit kanë, ndryshe nga ajo që po bën qeveria. “Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së parë, me vullnetin e saj. Ky kryeminist­ër është izoluar nga hallet e shqiptarëv­e prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes, për shkak të politikës së papërgjegj­shme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal së mirës. Ky është instrument­i, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicion­it, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën së mirës dhe duke i thënë ndal së keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët”, tha Basha. Kreu i opozitës theksoi se me hapjen e Partisë Demokratik­e po tentohet një bashkim i të gjithë shqiptarëv­e. Për këtë arsye, kreu i PD- së i bëri thirrje çdokujt që dëshiron t’i bashkohet aksionit të opozitës dhe kundër së keqes t’i bash- kohet lëvizjes së iniciuar nga PD- ja. “Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes sonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratik­e në një parti moderne europiane perëndimor­e. Hapja e Partisë Demokratik­e ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, nuk janë vetëm simpatizan­të, por edhe ishkundërs­htarë që kanë identifiku­ar të keqen e madhe që kemi përballë. Edhe më afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Evidentimi i plotë i kësaj gjendjeje është në radhë të parë një instrument i domosdoshë­m, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët”, u shpreh Basha. Në një takim me banorët në lagjen Zinxhira në Gjirokastë­r, kreu i opozitës u njoh me shqetësime­t e banorëve për mungesën e dritave dhe braktisjen totale nga qeveria. Banorët kanë shprehur shqetësime se nuk kanë as mundësi për ngrohje, pasi nuk i lënë të mbledhin dru edhe në lumë. Në përgjigje të këtij shqetësimi, Basha prem- toi se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë familje në nevojë që nuk ndihmohen nga shteti. “Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëv­e të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do t’i paguajnë, por do t’ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do të jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeminist­ër” tha Basha.

 ??  ?? Basha në Gjirokastë­r
Basha në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania