Panorama (Albania)

Konventa e LSI, Meta propozon drejtuesit e rinj

Nuk ka përshëndet­je nga aleatët, PS përfaqësoh­et nga Leskaj

-

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore, nga ku do të vendoset dhe qëndrimi që kjo parti do të ketë për koalicioni­n e ardhshëm zgjedhor. Burime pranë LSI- së thanë se gjatë ditës së parë të Konventës nuk do të ketë përshëndet­je të kryetarëve të partive parlamenta­re. Partia Socialiste nuk do të përfaqësoh­et nga kryetari i saj, Edi Rama, në Konventën e aleatit kryesor të saj në bashkëqeve­risje, por do të përfaqësoh­et nga nënkryetar­ja e Kuvendit, Valentina Leskaj. Ndërkaq, dje, gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI- së, Ilir Meta i ka propozuar katër kandidatur­a Konventës Kombëtare, për zv/ kryetari të LSI- së, Petrit Vasilin, ndërsa për Sekretar të Përgjithsh­ëm, Endrit Brahimllar­in, post që e ka mbajtur deri më tani Luan Rama. Kreu i LSI- së ka vendosur gjithashtu që Luan Rama dhe deputetja Kejdi Mehmetaj të votohen si nënkryetar­ë. Gjatë mbledhjes së kryesisë, Meta ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri sot, para orës 10: 00, pranë Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Luan Rama. “Është kënaqësi që zhvillojmë këtë takim, sepse është mbledhja e fundit e kryesisë së këtyre 4 viteve. Duke qenë se nesër është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI- së, që do të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues Kombëtar, dhe që do të zgjedhë kryesinë e re që do të drejtojë LSI-në katër vitet që vijnë. Me këtë rast unë shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj të gjithëve për bashkëpuni­min e shkëlqyer që kemi pasur gjatë këtyre katër viteve me të gjithë ju, për arritjet e përbashkët­a. Sidomos për suksesin e spikatur të zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku roli, kontributi dhe angazhimi juaj ka qenë mjaft aktiv”, u shpreh Meta dje në mbledhjen e kryesisë. Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI-së i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI- së, ku përveç Kryetarit të LSI- së, Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Zv. Kryetarit dhe dy N/ Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i LRI- së dhe Kryetari i LGI- së. Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik. Pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së, anëtari i KDK- së dhe ish- anëtar i Kryesisë së LSI- së, Dritan Ylli, ka paraqitur kandidatur­ën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të LSI- së, përballë Brahimllar­it. Edhe deputetja e LSI- së, Silva Caka, ka paraqitur kandidatur­ën e saj për postin e Nënkryetar­es, përballë koleges tjetër, Kejdi Mehmetaj. Që nga viti 2013, Silva Caka është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

 ??  ?? Meta dje në mbledhjen e Kryesisë së LSI
Meta dje në mbledhjen e Kryesisë së LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania