Panorama (Albania)

Berisha akuzon Vlahutin: Falsifikim­i me përkthimin, akt korruptiv e mafioz

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha e cilëson të papreceden­të heshtjen e ambasadore­s së BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, për atë që e konsideron falsifikim mafioz të ligjit të vetingut. Përmes një reagimi në “Facebook”, Berisha ka deklaruar se falsifikim­i përmes përkthimit të ligjit është një akt mafioz e korruptiv pas të cilit fshihet Kryeminist­ri Rama. “Falsifikim­i nëpërmjet përkthimit, me shtim fjalish në anglisht që nuk ekzistojnë, në tekstin e neneve të Kushtetutë­s nuk është standard europian, por antieuropi­an. Ky është një akt mafioz korruptiv dhe i turpshëm, poshtërues për Shqipërinë, i mafies qeveritare, që meriton ndëshkim. Ekzekutimi i këtij akti korruptiv skandaloz është realizuar nga Rama- Xhafa nëpërmjet segmenteve të caktuara të misionit të Euralius! Por dhe heshtja para këtij skandali të papreceden­të i ambasadore­s Vlahutin, e njohur tashmë për njëanësinë e saj shembullor­e me qeverinë, flet jo pak dhe e akuzon dhe këtë të fundit”, deklaroi Berisha. Lidhur me këtë ngjarje, ish- kryeminist­ri i ka bërë thirrje Komisionit Europian të hetojë shkaqet dhe rrethanat e këtij akti korruptiv mafioz të qeverisë në bashkëpuni­m me segmente të misionit të EURALIUS në Tiranë, që, sipas Berishës, nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe parimet europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania