Panorama (Albania)

PDIU: Ministri grek antisemit, lexon historinë e Zervas

- Shpëtim Idrizi

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi dje ndaj deklaratav­e të ministrit grek të Mbrojtjes drejtuar Tiranës zyrtare. “Nëse ministrat e Mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake dhe shpallje pompoze në kufirin e fqinjit, anëtar i NATO- s, atëherë rezultati është katastrofi­k. Ky është rasti i ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos, kur flet për çamët etj.”, thuhet në reagimin e PDIU- së. Sipas PDIU- së, Kamenos është kryetar i një partie të njohur për ekstremizm­in, qëndrimet antisemite e antieuropi­ane, që i konsideron udhëheqësi­t e Gjermanisë së sotme si neonazistë. “Çështja çame është një çështje genocidi të Greqisë, që u zhvillua në mënyrë të pandërprer­ë nga paraardhës­it e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti në fund të Luftës së Dytë Botërore. Tani i konsideron çamët pa dallim si bashkëpunë­torë të nazistëve. Historinë dhe të drejtën ndërkombët­are e ka infektuar Greqia, nëpërmjet manipulimi­t të saj dhe genocidit ndaj komuniteti­t çam. Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO- s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend”, vijon reagimi. “Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit e antieuropi­an se komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie si komunitet bashkëpunë­tor i nazizmit. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkroi Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë”, thuhet në reagimin e PDIU- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania