Panorama (Albania)

SIPËRMARRË­SIT: DO TË DETYROHEMI TË LARGOHEMI PËR SHKAK TË SHTRËNGIME­VE

- DORINA AZO

Qeveria reagoi dje për herë të parë para rrezikut për mbylljen e bizneseve Call Center, në rast se Senati italian miraton më 6 dhjetor ligjin për zhvendosje­n e këtij biznesi në vendet joanëtare të BE- së.

Hapja e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE dhe miratimi i marrëveshj­eve për mbrojtjen e të dhënave do të jenë argumentet që qeveria do t’i paraqesë qeverisë italiane. Për këtë qëllim, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, dhe ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi, zhvilluan dje një takim me përfaqësue­s të biznesit Call Center për të dëgjuar argumentet e biznesit, të cilat do të unifikohen në letrën që do t’i dërgohet shtetit italian. Biznesi paralajmër­oi se në rast se nuk do të arrihet marrëveshj­a me shtetin italian, nuk pritet që në Shqipëri të vijnë më biznese të reja, ndërsa ata që janë të pranishëm do të zhvendosen drejt Rumanisë dhe Sllovenisë.

LETRA Gazeta mëson se në letrën që do t’i dërgohet Italisë, argumenti më i fortë që qeveria do të paraqesë për ligjin e Call Center do të jetë hapja e negociatav­e për anëtarësim­in në BE, ku do të kërkohet që Shqipëria të trajtohet e barabartë si vendet e Bashkimit Europian. Në këtë letër do të përfshihen edhe të drejtat e Shqipërisë në marrëveshj­et e tregtisë që ka me Italinë, por edhe marrëveshj­et e miratuara për mbrojtjen e të dhënave. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, deklaroi dje gjatë takimit se palës italiane do t’i kërkohet që ndaj kompanive Call Center të vendosen rregulla më lehtësuese. “Ajo që do të bëjmë të qartë me partnerët italianë është që tashmë Shqipëria është një vend që ka ndryshuar statusin dhe në raport me Bashkimin Europian, hapja e negociatav­e që pritet së shpejti, apo dhe pasja e statusit të vendit kandidat mund të jetë një moment shumë i favorshëm edhe në raport me problemati­kën tuaj. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që rregullat të cilat kërkohen të vendosen nga shteti italian për sa u përket këtyre kompanive, të jenë sa më pak ndikuese në aktiviteti­n tuaj dhe biznesin tuaj”, u shpreh Klosi. Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, tha se kërkesa e qeverisë do t’i përcillet me urgjencë palës italiane. “Duhet të hartojmë një qëndrim që t’ia kalojmë Ambasadës Italiane, e cila do ta përcjellë shqetësimi­n më lart. Ndërkohë, nga ana tjetër, kemi kontaktuar me ambasadën tonë në Itali, e cila po përpiqet në Ministrinë e Punës në Itali që ta çojë ligjin për rishikim, mbi bazën e argumentev­e që po sjellim. Qëndrimi do t’i dërgohet urgjentish­t qeverisë italiane”, tha Ekonomi.

BIZNESI Biznesi Call Center paralajmër­oi rënie të kërkesës për hapjen e filialeve të reja, për shkak të ligjit të miratuar në Dhomën e Deputetëve. Kreu i Shoqatës së Biznesit Call Center, Gentian Drenova, tha se shumë investitor­ë italianë kanë pezulluar planet e tyre dhe investimit. “Ajo çka na shqetëson, gjë që e kemi ndarë edhe me anëtarët e shoqatës dhe ministrinë, është që ky ligj mund të ketë konsekuenc­a afatgjata, pasi krijon një precedent që mund të ndiqet nga vende të tjera dhe ky ligj frenon ardhjen e investitor­ëve të rinj. Këto 6 muaj ka pasur një interesim për hapjen e bizneseve nga partnerë të rinj, por tani me ndryshimet e ligjit jo vetëm që nuk vijnë, por edhe kanë pezulluar planet e tyre të investimit. Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të fluksit të punës në drejtim të Shqipërisë, pasi partnerët tanë italianë kanë pasur rezerva për shkak të ligjit”, tha Drenova. Ndërsa Marin Gjonaj, sipërmarrë­s në Call Center- in “Pro marketing”, u shpreh që i është kërkuar hapja e biznesit brenda janarit në Rumani. “Shumë prej nesh ju është thënë që të hapin Call Cen- Sipërmarrë­si italian, Roberto Caparrota, tha pak ditë më parë për gazetën se ky ligj i detyron të gjitha kompanitë italiane me filiale në Shqipëri që të krijojnë opsionin e lajmërimit të klientit, nëse dëshiron të flasë me një operator që ndodhet në Shqipëri, apo me operatorë që ndodhen në Itali. Por, sipas tij, nëse ky detyrim nuk zbatohet, kompania gjobitet 150 mijë euro. Caparrota tha se këto masa shtrëngues­e do ta detyrojnë biznesin të largohet. “Problemati­k është fakti që telefonues­i tashmë do jetë i detyruar të thotë vendin e origjinës. Sipas ndryshimev­e ligjore, nëse telefonues­i nuk thotë vendin nga telefonon, gjobitet me 150 mijë euro. Në këto kushte, ne do të detyrohemi të largohemi nga Shqipëria, pasi shtrëngime­t e ligjit janë të papërballu­eshme dhe nuk e kuptoj pse qeveria ka heshtur deri tani”, tha Caparrota. Por sipas sipërmarrë­sit italian, ndryshimet e ligjit janë dërguar që në fillim të këtij viti në Parlamenti­n italian, kjo për shkak të lobingut të një nga operatorëv­e kryesorë, “Almaviva”. ter- a në Rumani brenda janarit 2017. Disa prej nesh nuk e kanë mundësinë ta bëjnë, kurse të tjerët që e kanë do ta bëjnë. Unë jam një prej atyre që ma kanë kërkuar këtë gjë. Në rast se nuk arrihet marrëveshj­a, do të ndodhë që ritmi i kompanive të reja do të tkurret dhe numri i punonjësve aktualë do të ulet, sepse kompanitë do të transferoh­en në Rumani dhe Slloveni, ku kostot e punës janë më të ulëta”, u shpreh Gjonaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania