Panorama (Albania)

Rikthehet mbikalimi te “Zogu i Zi”, Rama: Japim zgjidhje

“Nëse do ishte bërë me kohë, sot do ishim në kushte të tjera”

- ADA HAZIZOLLI

Kur kanë kaluar 6 vite nga debati për mbikalimin në “Zogun e Zi”, Kryeminist­ri Rama i është rikthyer projektit që nisi kur kishte drejtimin e Bashkisë Tiranë, duke lënë të nënkuptohe­t mundësinë për zbatimin e tij.

Dje gjatë inspektimi­t të kryer në kantierin e ndërtimit të mbikalimit në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re, Rama tha nëse në këtë nyje do të ishte ndërhyrë që në 2010- n, sot do të ishim në kushte të tjera. Me pengun e së shkuarës, kryeminist­ri nuk ngurroi t’i etiketonte si barbare pengesat e hasura asokohe nga paraardhës­i i tij, Berisha. Përveç mbikalimit te “Zogu i Zi”, një tjetër projekt në horizont është ai për rimodifiki­m të sheshit “Shqiponja”. “Fatkeqësis­ht, ajo që ndodhi me ‘ Zogun e Zi’ disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifiki­m në nyjën tjetër te ‘ Shqiponja’. Janë vepra që, nëse do t’i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do të na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do të ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do të gjejmë një zgjidhje dhe për ‘ Zogun e Zi’, edhe për ‘ Shqiponjën’. Ndërkohë që përfundimi edhe i bulevardit të ri, edhe i sheshit ‘ Skënderbej’, edhe i kësaj vepre e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastruk­turës së Tiranës”, u shpreh Rama. Sipas tij, ky projekt, sikundër edhe ai për ndërtimin e bulevardit, kishin mbetur të bllokuar për shkak të zvarritjev­e dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës.

VELIAJ Në këtë inspektim, Kryeminist­ri Rama shoqëro- hej nga ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, Sokol Dervishaj, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit shprehu besimin se ky projekt, së bashku me atë të sheshit “Skënderbej” dhe bulevardin e ri, do të përfundojn­ë shpejt. “Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishm­e të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mespërmes Tiranës në sheshin ‘ Skënderbej’ apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600- metërshin që po prokuron Ministria e Transporti­t, ne besojmë që deri në verë do ta kemi përfunduar këtë segment, sheshin ‘ Skënderbej’ dhe bulevardin e ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente”, u shpreh Veliaj.

DERVISHAJ Ministri i Transporte­ve, Sokol Dervishaj, e cilësoi segmentin e Unazës së Madhe, e cila lidhet me rrugën TiranëElba­san, një nyje të rëndësishm­e, pasi kryqëzohet edhe me autostradë­n Tiranë- Durrës. “Investimi po ecën sipas parashikim­eve dhe në pranverë do të ketë përfunduar minimalish­t segmenti nga ku jemi deri te TEG- u, në mënyrë që, në përfundim të segmentit TEG– tunel i rrugës Tiranë– Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë– Elbasan me autostradë­n e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimi­t e zhvillimit infrastruk­turor. Investimi do të përfundojë me sukses dhe do të krijojë çlirimin e qarkullimi­t për këtë pjesë të Tiranës, por edhe lidhjen e akseve kryesore të ekonomisë së vendit”, nënvizoi ministri Dervishaj.

 ??  ?? Rama, Veliaj dhe Dervishaj, dje gjatë inspektimi­t të punimeve
Rama, Veliaj dhe Dervishaj, dje gjatë inspektimi­t të punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania