Panorama (Albania)

PAGAT E MJEKËVE DHE INFERMIERË­VE

-

Ky buxhet financon rritjen e ndjeshme të pagave të mjekëve dhe të infermierë­ve. “Ndoshta dhe rritja 10% nuk është e mjaftueshm­e, po përveç rritjes 10% për të gjithë ata që kryejnë shërbimin e rojës, ne do ta dyfishojmë këtë shpërblim, që do të thotë mjekët që punojnë në spitale, do të kenë praktikish­t një pagë të rritur me 30% dhe në spitalet rajonale paga do të jetë rreth 95 mijë lekë, ndërsa në spitalet e Tiranës do të jetë mbi 100 mijë lekë. Pra, mjekët në spitalet e Tiranës do të marrin më shumë se 1 milion ( lekë të vjetra) falë këtij buxheti”, tha Beqaj. paguhet dhe duhet të jetë 24 orë. Që ne të mos dalim në TV se s’ka shiringa, bëhen me lekë dhe llogari këto punë. Ne menaxhojmë ato lekë që na japin”, tha Bushi. Edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, paraqiti të njëjtin shqetësim. Sipas tij, fondi i vënë në dispozicio­n është i pamjaf- tueshëm. “I gjithë buxheti i ISHP është një buxhet simbolik, pasi nuk e kalon vlerën e 5 milionë dollarëve në total, ku pjesa dërrmuese shkon për programin e imunizmit”. Në radhët e atyre të pakënaqurv­e ishte edhe shoqata e talasemikë­ve, sipas të cilëve buxheti nuk u vjen në ndihmë personave që kanë nevojë për transfuzio­n. Ndërkohë drejtoresh­a e QSUT, Ogerta Manastirli­u, u ndal në investimet që pritet të realizohen vitin e ardhshëm. Manastirli­u prezantoi disa nga ndërhyrjet e reja, siç është ai i ndërtimit të spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. “Për herë të parë do të mbështesim dhe do të fusim një pajisje që prej vitesh nuk përdorej në QSUT dhe do të garantojë fillimin e punës me materiale, por edhe rritje të kapaciteti­t të stafit”. Për vitin e ardhshëm, fondi i Ministrisë së Shëndetësi­së kap vlerën e 470 milionë dollarëve. “Buxheti dhe paketa fiskale 2017 e financoi mjekun e familjes falas për të gjithë ata që janë rezidentë në Shqipëri, po ashtu rimbursoi financimin e barnave për të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri”, tha Beqaj. Sipas ministrit, vitin që vjen do të financohen edhe protezat. Fondi që do të shkojë për mbulimin e tyre kap e vlerën e 1.8 milionë dollarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania