Panorama (Albania)

Projekti i mbikalimit

-

Në vitin 2010, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Edi Rama, i cili sot mban postin e kryeminist­rit, parashikon­te ndërtimin e një mbikalimi në kryqëzimin e “Zogut të Zi”. Por ky projekt mbeti në letër, pasi hasi në rezistencë­n e Qeverisë, drejtuar asokohe nga Sali Berisha. Projekti për veprën u konsiderua në shkelje të ligjit. Por 6 vite më vonë rihapet ky kapitull. Në horizont shihet mundësia për ndërtimin e mbikalimit të famshëm. Sinjalin e tha vetë Kryeminist­ri Rama, i cili edhe një herë tjetër tregoi se nuk heq dorë lehtë nga pengjet e së shkuarës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania