Panorama (Albania)

Viktima kërkonte punë në Tiranë, ishte jetim

-

I riu nga Përmeti, që u gjet i pajetë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ishte zhvendosur në kryeqytet për të gjetur një punë të mirë. Ai jetonte në një shtëpi me qira në rrugën “Don Bosko”, bashkë me dy miq. Pas lajmit për vdekjen e tij, ka pasur disa reagime nga profile që janë hapur në rrjetin social “Facebook”. Një prej tyre, profili me emrin “Bashkësia Përmet”, u angazhua vazhdimish­t për të rejat nga hetimi. “U nda nga jeta në lulen e rinisë, një nga djemtë e qytetit tonë. Endri Dhimitri nuk pati kurrë gëzime në këtë jetë. Para 3 vjetësh mbeti jetim, pasi i vdiq edhe nëna e tij, sot na dha edhe ne lamtumirën. Momentalis­ht Mjekësia Lig- jore është duke bërë autopsinë e trupit të të ndjerit në morgun e Tiranës. R. I. P. djaloshi që i qeshje jetës, por jeta kurrë nuk të qeshi!!!”, shkruhet në një nga postimet e kësaj faqeje. Ndërsa më vonë, po në këtë profil, u sqarua edhe një pjesë e raportit të Mjekësisë Ligjore. “Me ndihmën e Mjekësisë Ligjore, me ndihmën e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtoresh­ës së QSU, Ogerta Manastirll­iu, jemi drejt zbardhjes së vdekjes të patriotit tonë. Deri tani nuk është zbuluar asnjë shenjë dhune në trupin e të ndjerit”, thuhet në postim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania