Panorama (Albania)

PËRFITOJNË NGA AMNISTIA

-

Amnistohen personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësish­t nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Amnistohen personat e dënuar femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikua­ra në nenet 76, 77, 78, 78/ a, 79, 79/ a, 79/ b, 79/ c, 81, 101, 103, 104, 110/ a, 139, 140, 141, 234/ a, 234/ b, 278/ a, 282/ a, 283/ a, 333, 333/ a e 334 të Kodit Penal.

Amnistohen të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike, apo të diagnostik­uar me sëmundje të rënda të pashëruesh­me. NUK PËRFITOJNË NGA AMNISTIA Pavarësish­t parashikim­eve të nenit 3, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për: a) krime kundër njerëzimit b) krime kundër jetës, të kryera me dashje c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit ç) krime seksuale d) vepra penale kundër lirisë së personit dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes f) vepra penale kundër falsifikim­it të monedhave dhe letrave me vlerë g) vepra penale kundër falsifikim­it të dokumentev­e h) vepra penale kundër mjedisit gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues i) krime që cenojnë marrëdhëni­et me shtetet e tjera j) vepra me qëllime terroriste k) krime kundër autoriteti­t të shtetit l) vepra penale kundër drejtësisë ll) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve m) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikua­ra në nenet 333, 333/ a dhe 334 të Kodit Penal. 2. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoriteti­t të ndjekjes penale, apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimi­t të dënimit të dhënë, deri në datën 15.12.2016. 3. Personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj. 4. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritës­it e së njëjtës vepër penale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania