Panorama (Albania)

Teknologu i Ballshit u vra dhe u dogj për ta zhdukur

Zbardhet krimi ndaj Shefo Durajt, iu gjet trupi pas dy javësh

- BALLSH/

Punonjësi i uzinës së naftës në Ballsh u masakrua dhe më pas iu vu flaka.

Krimi makabër u zbardh nga ekspertiza mjekoligjo­re, pas gjetjes së trupit të pajetë të teknologut të uzinës, Shefo Duraj, 57 vjeç. Ai u denoncua i zhdukur prej datës 14 nëntor, por u gjet pas 15 ditësh në brendësi të pyllit të fshatit Kalenjë, ku ishte banor. Fillimisht, Policia e Fierit deklaroi se Duraj kishte vdekur në rrethana aksidental­e, por u desh ekspertiza që të zbardhej se bëhej fjalë për një krim të mirëfilltë dhe të mirëpërgat­itur. Burime nga Policia e Fierit thanë dje se Duraj ishte goditur me mjete të forta fillimisht e më pas me thikë. Duket se autorët e kanë neutralizu­ar, duke e qëlluar në kokë 57-vjeçarin e më pas e kanë qëlluar me thikë. Mjekët ligjorë konstatuan edhe faktin se vrasësit kanë dashur ta djegin trupin e viktimës për të humbur çdo gjurmë, kjo pasi në trup janë konstatuar djegie të shkallës së parë. Të gjitha këto prova kanë hapur dosjen hetimore për të zbuluar një vrasje me dashje, me paramendim, duke rrëzuar plotësisht dyshimet e para për vdekje aksidental­e.

Shefo Duraj, i cili punonte prej 20 vitesh në uzinën e naftës në Ballsh, u zhduk papri- tur pas përfundimi­t të turnit të tretë. Ai kishte konsumuar kafe me miq para punës, duke mos shfaqur asnjë shqetësim. Më pas, ai ka shkuar në punë dhe pasi ka përfunduar turnin ka marrë rrugën për në shtëpi. Në rrethana ende mister, ai është përballur me autorët, të cilët e kanë qëlluar për vdekje. Për gati dy javë, familjarët e kërkuan njeriun e tyre, bashkë me policinë, por asnjë gjurmë e tij nuk u gjet deri më 29 nëntor. Atë ditë, një bari i zonës zbuloi trupin thuajse të dekompozua­r të personit të zhdukur, i cili u identifiku­a nga familja. Zyrtarisht, Policia e Fierit deklaroi atë ditë se “nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e jashtme e kufomës, e cila rezulton e de- kompozuar, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidental­e”, duke hedhur dhe pistën se Duraj mund të ishte rrëzuar duke përplasur kokën në ndonjë gur. Edhe pse viktima kishte shenja në kokë, nuk u bë e ditur pista e hetimit për vrasje të 57- vjeçarit. Aktualisht, policia është përballë çështjes së një vrasjeje me paramendim. Deri tani dy- shimet janë për një konflikt të viktimës me banorë të fshatit, të cilët kanë ditur lëvizjet e tij dhe e kanë sulmuar ndërsa kthehej nga puna. Policia ka ngritur edhe pistën e konfliktit në punë, edhe pse nga marrja në pyetje e kolegëve të tij nuk ka rezultuar deri tani një fakt i tillë. Hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 ??  ?? Fshati Kalenjë në Ballsh, ku u gjet trupi
Fshati Kalenjë në Ballsh, ku u gjet trupi
 ??  ?? Viktima Shefo Duraj
Viktima Shefo Duraj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania