Panorama (Albania)

Droga drejt Turqisë, 25 shqiptarë të dënuar, mes tyre dhe një femër

Historia e 21- vjeçares nga Përmeti, që lindi foshnjën në burg. Për 2.5 kg hashash u dënua me 25 vjet burg

-

Dënimet e ashpra që parashikon legjislaci­oni turk për çështjet e drogës, por edhe kontrollet e ashpra në kufi, duket se ua bëjnë të vështirë trafikimin e lëndëve narkotike shtetasve shqiptarë.

Megjithatë të shumtë janë ata që kanë rrezikuar, duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të fshehur drogën që trafikonin. Aktualisht në burgjet e Turqisë ndodhen duke vuajtur dënimin 25 shtetas shqiptarë. Mes tyre është edhe një vajzë 21- vjeçare nga Përmeti, e cila është dënuar me 25 vjet burg. Bëhet fjalë për Anxhela Zekollarin, e cila në maj të vitit të kaluar, u arrestua në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, bashkë me të fejuarin e saj. Në trup iu gjet e fshehur një sasi prej 2.5 kg hashash, që e kishte paketuar në formën e një jeleku, të veshur poshtë rrobave. E megjithëse sasia mund të konsideroh­et e vogël, krahasuar me rastet e tjera të trafikut ndërkombët­ar të drogës, ajo sërish ka marrë dënim maksimal. Madje gjyqtarët turq nuk i ka “zbutur” as fakti që ajo ishte shtatzënë, duke vendosur që ajo të dënohet me 25 vjet heqje lirie. Tashmë ajo ndodhet në burg, bashkë me foshnjën e saj, që për shkak të rrethanave u detyrua ta lindë aty. Avokati shqiptar, Kadri Hoxha, i cili prej shumë vitesh ushtron pro- fesionin e tij në Stamboll, u bën apel bashkatdhe­tarëve të tij që të mos rrezikojnë të trafikojnë drogë atje, pasi dënimet janë shumë të ashpra dhe askush nuk tolerohet. TRAFIKU I DROGES Sipas avokatit shqiptar, Kadri Hoxha, vitet e fundit janë dyfishuar dënimet për personat që kapen duke futur drogë në territorin e Turqisë. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Hoxha tregon se janë të paktën 25 shqiptarë, mes tyre dhe një femër, që tashmë kanë marrë dënimet e formës së prerë nga Gjykatat turke për veprën e trafikimit të drogës, kryesisht të hashashit. Dënimet për këtë vepër penale, sipas legjislaci­onit turk, variojnë nga 18 deri në 25 vjet burg, edhe për sasi që në rast se trafikohen në Greqi apo Itali, konsideroh­en të vogla. Sh- tetasit shqiptarë që trafikojnë kanabis drejt Turqisë zgjedhin kryesisht transporti­n rrugor, duke përdorur makinat e tyre private, apo edhe autobusët. Ndërsa pikat e kalimit kufitar, që shpeshherë i kanë zbuluar ata, kanë qenë ato të Ispalas dhe Kapikule. Në shumicën e rasteve, droga është gjetur nëpërmjet kontrollit me rreze infra, kur policët e kufirit i orientojnë automjetet të kalojnë nëpërmjet një tuneli për verifikim. Ndërsa avokati Hoxha shprehet se në momentin e arrestimit, shqiptarët pranojnë se kanë zgjedhur trafikimin e drogës për shkaqe ekonomike. Sasitë e ndryshme të hashashit janë gjetur të fshehura në pjesë të ndryshme të makinave, në goma, brenda produkteve të ndryshme ushqimore, apo edhe poshtë rrobave të fshehura në trup. Ligji turk i ndry- shuar në vitin 2014 nuk jep asnjë lehtësi për rastet e futjes së drogës në Turqi. Edhe pse sasia e drogës mund të jetë e vogël, legjislaci­oni atje parashikon dënime shumë të ashpra. Hoxha shprehet i shqetësuar, pasi po rritet numri i tentativav­e të trafikimit të drogave nga Shqipëria drejt territorit turk e po ashtu po rriten edhe rastet e dënimeve të tyre me shumë vite burg.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania