Panorama (Albania)

Briseida Shehaj, nga Tatimet e papunë

-

Në vitin 2013, pas formimit të qeverisë Rama, në krye të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve u emërua Briseida Shehaj. Emër i panjohur deri në atë kohë në administra­tën shtetërore, ajo mori këtë detyrë me rëndësi ende pa i mbushur të 30at. Në shtator të këtij viti, pas 3 vitesh në krye të Tatimeve, me një lëvizje të papritur të Kryeminist­rit Rama, Shehaj u lirua nga detyra që mbante për t’u emëruar zv. ministre e Ekonomisë. Në atë kohë, Shehaj tha se “pas një komunikimi me Kryeminist­rin Edi Rama kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë të Përgjithsh­me të Tatimeve lë pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Detyra e re është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për qeverinë, pasi puna jonë është puna e një ekipi”, tha Shehaj. Por, pa kaluar 2 muaj, pikërisht më 24 nëntor, ajo paraqiti dorëheqjen nga posti i zv. ministres, duke deklaruar se e kishte bërë për arsye personale. Aktualisht, nuk ka të dhëna që ajo të jetë angazhuar në një tjetër detyrë në administra­tën publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania