Panorama (Albania)

Si arriti “Birra Korça” të bëjë bashkë femrat më të bukura të botës

-

Siç e keni ndjekur, pak ditë më parë bukuroshet nga e gjithë bota morën pjesë në “Miss Globe 2016”, të zhvilluar në Tiranë, në një bashkëprod­him me TVSH- në. Një spektakël që “Deliart Assosiatio­n” e zhvilloi me sukses si një nga 10 eventet më të mëdha të bukurisë botërore, nën prezantimi­n e Iva Merës dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj. Finalja e sponsorizu­ar nga shumë kompani prestigjio­ze, mes të cilave “Birra Korça”, shpalli më të bukurën e vitit Miss Indinë, dhe miss- et nga e gjithë bota shkelën në skenën shqiptare, pasi kishin prekur bukuritë e viseve në çdo cep të Shqipërisë. Vajzat konkurrent­e nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëresh­ë e bukurisë botërore, te Miss India, që fitoi me vendimin e jurisë së “Miss Globe 2016”. Momenti i uljes në fronin e “Miss Globe 2016” në Tiranë ishte emocionues dhe u shoqërua me duar- trokitje të shumta.

Pas spektaklit, vajzat bukuroshe nga e gjithë bota u angazhuan në një spot të birrës “Korça”. Ndërkohë, nuk munguan kompliment­et për këtë birrë me teknologji perëndimor­e dhe me histori të vjetër, shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania