Panorama (Albania)

Arilena, pasi i këndon dashurisë së dështuar, provokon me një mashkull

-

Këngëtarja Arilena Ara bëri bujë me këngën e saj “Nëntori”, të cilën e solli në festivalin “Kënga Magjike”.

Artistë të shumtë i ofruan përkrahje asaj me këtë këngë, duke e vlerësuar si një vokal super të fuqishëm.

Në këngën e saj ajo mallkon nëntorin, muajin që i mori dashurinë, mirëpo mund të themi se krejt e kundërta është në dhjetor. Ajo e ka filluar muajin e fundit të vitit me një fotosesion ku shfaqet shumë e afërt përkrah një djaloshi.

Arilena Ara ka dalë nga spektakli i talenteve “X Factor”, ku mori çmimin e parë. Duket se me pjesëmarrj­a e saj te “Kënga Magjike” me këngën e saj “Nëntori”, kompozim i Darko Dimitrov, këngëtarja e re shkodrane do të shënojë një tjetër sukses, pasi kënga në vetëm dy javë është klikuar 2,2 milionë herë, njësoj si kënga e Artjolës dhe Brunos, të cilët e kanë lançuar këngën e tyre një javë para Arilenës. Ne i urojmë suksese!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania