Panorama (Albania)

Samanta Karavella e përjashton veten nga kampi i vajzave single, po kush është i dashuri?

-

Pasi ka publikuar këngën “Si ai”, Samanta Karavella ka shtuar kuriozitet­in e gazetarëve se kujt ia dedikon këtë këngë. Një titull si ky të bën të mendosh menjëherë për një histori dashurie, edhe pse jo gjithmonë këngëtarët shkruajnë jetën e tyre në këngë. Samanta është pyetur nga gazetari Albi Isakaj i “InTV” për historinë e kësaj kënge, dhe nëse ka lidhje me momentin shpirtëror në të cilin ndodhet aktualisht. Këngëtarja është përgjigjur se ka vendosur të bëhet pak më “lovely” momentalis­ht. Këtë kthesë e ka marrë, sepse kohët e fundit ishte pozicionua­r shumë nga ana e personave “single”, jo vetëm për tematikën e këngëve, por edhe për jetën private. Edhe pse është kujdesur që t’i mbajë gjithmonë private lidhjet e saj të zemrës, falë teksteve të këngëve herë- herë ngacmuese, Samanta Karavello nuk ka arritur t'u shpëtojë thashethem­eve. Para klipit “Si ai”, Samanta Karavella mori famë të jashtëzako­nshme me duetin “Na e dina”, në bashkëpuni­m me reperin nga Kosova, Gent Fatali. Përveç bashkëpuni­mit, ata u përfolën për një lidhje mes tyre, por që as njëri e as tjetri nuk e pranuan. Samanta dhe Gent u njohën për këtë projekt muzikor, dhe më pas shiheshin kudo bashkë. Fatali konsideroh­et një nga këngëtarët e gjeneratës së re në Kosovë, brezi që po punojnë fort për të mundur më të vjetrit. Ai dhe Samanta për pak kohë u konsiderua­n çifti më i ri i showbizz- it shqiptar, nisur nga afrimiteti që shkëmbenin në skenat e tij, por edhe nga rrëfimet e miqve për jetën e tyre të përditshme. Përveç udhëtimeve të shpeshta në Tiranë dhe Prishtinë, ata kanë hobi të përbashkët palestrën, ndërsa menaxhohen të dy nga e njëjta kompani, “MaxProduct­ion”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania