Panorama (Albania)

Aurela Hoxha, seksi edhe në gjendje të dehur

-

Modelja e njohur, Aurela Hoxha, tashmë duket se projektet e saj i ka përqendrua­r më shumë në Kosovë. Kështu, pas rolit në serialin e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, para pak ditësh ajo publikoi një foto në Instagram, ku shfaqet sërish provokuese me bikini në realizimin e reklamës së një prej birrave të njohura në Kosovë. Në këtë foto, ku pozon me veshje seksi duke improvizua­r sikur është në gjendje të dehur, ka marrë shumë komente. Aurela është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon shpesh fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, udhëtime e shumta që bën dhe angazhimet e saj artistike. Protagonis­tja e re e filmit me gjysmë milion klikime në YouTube, ishte risia e kastit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, një prodhim kinematogr­afik i regjisorit Ekrem Kryeziu, që po bën bujë për shkak të skenave shumë të bukura në Rugovë. Showgirl e njohur, Hoxha, luan rolin e Larisës, një vajzë atraktive nga Shqipëria, por e rritur në një jetimore të Greqisë. Partneri i saj në film është 38- vjeçari nga Shkupi, Xhevdet Jashari, aktori i “O sa mirë” i njohur si Arifhikmet­i. Në filmin në fjalë, Aurela guxoi të realizonte një skenë sensuale, ku shfaqej nudo në dush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania