Panorama (Albania)

Roberti dhe Ledri humbasin simpatinë e femrave: “Vetëm burra nuk quheni”

-

Robert Berisha dhe Ledri Vula kanë humbur simpatinë e femrave pasi kanë postuar këtë foto, ku pozojnë me gjuhën jashtë. “Dhe ne femrat që ishim xheloze për Norën dhe të dashurën e Ledrit, Adelën. Po ç’i do këta, veç burra nuk quhen”, shkruan një nga fanset poshtë fotos në fjalë, dhe nuk është e vetmja. Kritikat dy djemtë simpatikë të Prishtinës i kanë marrë për mungesën e seriozitet­it, edhe pse janë mjaftueshë­m të pjekur, pasi i kanë kaluar të 30- at. Gjithsesi, ata duken që e kanë bërë këtë foto për gallatë, ndërkohë që janë në momentet më të mira në karrierë. Ledri sapo ka publikuar klipin “A jena mirë”, ndërsa Roberti po punon për të tjera këngë, pas nisjes së karrierës edhe si këngëtar. Sa i takon jetës private të secilit, Roberti vazhdon martesën me Nora Istrefin pasi u komentuan gjatë për krisje mes tyre, ndërsa Ledri u fotografua sërish me Adela Sollakun në Prishtinë, pas deklaratës së reperit në ekran se ishin ndarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania