Panorama (Albania)

E pazakontë, dr. Berisha ndalon të flasë me një deputet të maxhorancë­s

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha është ndër të rrallët deputetë të opozitës, i cili, siç është i ashpër në sallën e Parlamenti­t me maxhorancë­n, po të njëjtin standard mban edhe kur e lë atë sallë, duke qenë kështu deri në fund, në koherencë me veprimet e tij, kudo që të ndodhet. Sa herë e kemi parë duke hyrë ose duke dalë nga salla e Parlamenti­t, ai shoqërohet nga truproja e tij dhe shpesh edhe nga kolegët e tij të Partisë Demokratik­e. Nëse ka kaluar afër deputetëve të maxhorancë­s, ai ka qëndruar serioz dhe nuk u ka folur, aq më pak të ndalojë. Por këtë enjte ka ndodhur diçka e pazakontë. Berisha ka ndaluar te dera e Parlamenti­t, aty ku po qëndronte deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti. Ndoshta të qenët të dy mjekë, e ka tejkaluar murin e të qenët në politikë në llogore të ndryshme, dhe në këtë mënyrë ata duket se ruajnë raportet e ish- kolegëve të spitalit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania