Panorama (Albania)

Kryetarët e partive të vogla marrin forcë kur qëndrojnë bashkë

-

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, mbase nuk do të ishte një emër kaq i njohur, nëse pak javë më parë nuk do të shpallte kandidatur­ën e tij përballë kryetarit aktual dhe të rizgjedhur Ilir Meta, për postin e kryetarit të kësaj partie. Natyrisht, për të gjithë kjo ishte një garë formale, pasi dihej fituesi, ndërkohë Përparim Spahiu, i cili nuk ka ndonjë protagoniz­ëm të madh në Parlament, vijon punën e tij si i zgjedhur i popullit. Por ajo që na bën përshtypje është fakti se ai gjithnjë shihet në shoqërinë e deputetit tjetër të LSI- së, Spartak Braho. Madje, ai i shërben atij sikur ta kishte truprojë, që nga hapja e derës e deri te mbajtja për krahu deri në sallë. Një veprim shumë dinjitoz që një koleg bën për një tjetër koleg, sidomos kur ky i fundit është me probleme shëndetëso­re.

Nuk është më një risi që deputeti dhe njëkohësis­ht kryetari i Partisë Demokristi­ane Nard Ndoka shoqërohet me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ndërkohë, me të dy këta, është parë shpesh të shoqërohet Ben Blushi, i cili ka shpallur partinë e tij, LIBRA, pak javë më parë. Këta janë përfaqësue­s të partive të vogla, të cilët ligji elektoral nuk i favorizon shumë. Fakti që rrinë bashkë, mbase lidhet me problemin që ata janë në të njëtin hall para zgjedhjeve të vitit 2017. Me kë do të bëjnë aleancë, sa deputetë do të kenë në legjislaci­onin e ardhshëm? Sa interesant­e do të ishte të mësonim mbi bisedat e tyre!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania