Panorama (Albania)

QEVERISJA

-

Italianët do të votojnë të dielën në një referendum të mbështetur nga Kryeminist­ri Matteo Renzi, i cili kërkon të ndryshojnë në mënyrë të konsiderue­shme Kushtetutë­n 68- vjeçare të vendit dhe formën e qeverisë kombëtare.

Referendum­i kërkon ndryshimin e 47 prej 139 neneve të Kushtetutë­s. Mes ndryshimev­e më të rëndësishm­e që kërkohen nga Renzi është dispozita për të ndryshuar përbërjen e Parlamenti­t, mënyrën se si do të miratohen ligjet dhe balancën e pushtetit mes qeverisë qendrore dhe 20 rajoneve të vendit, në fusha të tilla si infrastruk­tura dhe siguria e ushqimit. Nëse referendum­i nuk kalon, Kushtetuta do të qëndrojë siç është. Pjesa më e diskutuesh­me e referendum­it mbetet ajo për Senatin, Dhoma e Lartë e Parlamenti­t. Sipas sistemit aktual, ligjvënësi­t në të dyja dhomat duhet të miratojë draftet identike para se propozimet të bëhen ligj, dhe çdo ndryshim i bërë nga secila dhomë duhet të kalojë edhe te tjetra për miratim. Referendum­i propozon pakësimin e numrit të senatorëve, nga 315 në 95, së bashku me pesë anëtarë të emëruar nga Presidenti. Nga 95, 74 prej anëtarëve do të zgjidhen nga përfaqësue­sit e 20 rajoneve të Italisë, ndërsa 21 do të zgjidhen nga kryetarët e ko- munave. Senati do të ketë një rol kryesisht konsultati­v dhe shumica e projektlig­jeve do të kalojë vetëm për miratimin e Dhomës së Ulët. Referendum­i do të hiqte përfundimi­sht provincat italiane, një nivel të qeverisjes nën atë të rajoneve, si dhe transferim­in e disa kompetenca­ve që tani mbikëqyren nga rajonet ( si mbrojtje civile, infrastruk­tura strategjik­e, energjia, transporte­t e mëdha) te pushteti qendror në Romë, duke përmbysur një ndryshim të ndërmarrë më shumë se një dekadë më parë, i cili u dha fuqi rajoneve. Referendum­i do të shfuqizojë një këshill kombëtar për ekonominë dhe punën, i cili këshillon qeverinë dhe Parlamenti­n. Do të ndryshojë procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës më të lartë të Italisë dhe trupin e saj qeverisës, si dhe procedurat për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës. Gjithashtu, do të jetë më e lehtë për qytetarët që të propozojë legjislaci­onin. Referendum­i ka ndezur prej muajsh një debat të fortë në Itali dhe në BE. Përkrahësi­t e tij thonë se besojnë që ndryshimet do të ndihmojë të përmirësua­r procesin legjislati­v të Italisë, ku ligjet mund të duan muaj, nëse jo vite, për të marrë miratim. Ndërsa kundërshta­rët thonë se ndryshimet do të Kur Renzi, i cili mori detyrën pas një rebelimi brenda partisë në vitin 2014, ai ishte shumë i mbështetur në sondazhet e opinionit. Por që atëherë, popullarit­eti i tij ka rënë dhe kundërshta­rët e tij janë mbështetur në referendum, duke parë atë si një mjet me të cilin të rrëzojnë qeverinë. Shumë sondazhe sugjerojnë se referendum­i mund të shihet si një provë për qeverinë Renzi, një rrezik të madh për Kryeminist­rin. përqendroh­en shumë pushtet në duart e qeverisë. Si dhe propozimi për reformimin e senatit është shumë i komplikuar, duke krijuar më shumë probleme sesa zgjidhje. Rreziku i referendum­it është se nëse votohet për “jo”, Renzi ka gjasa të japë dorëheqjen dhe Presidenti Sergio Matarella mund të kërkojë një qeveri teknokrate dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshm­e.

 ??  ?? Shkatërrim­i në Alepo
Shkatërrim­i në Alepo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania