Panorama (Albania)

Mundësi të reja për armëpushim në Siri

-

SHBA- të dhe Rusia po studiojnë mënyra të reja për të arritur një zgjidhje diplomatik­e për ndërprerje­n e luftimeve në qytetin Alepo në Siri, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Deklarata e tij erdhi pas takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, në Romë të Italisë. “Kemi shkëmbyer ide dhe për to do të diskutohet në takimin e javës së ardhshme në Gjenevë dhe ne duhet të presim se çfarë do të arrijmë”, tha Kerry për gazetarët. Të dyja palët besojnë se është e rëndësishm­e që për çështjen e Sirisë të arrihet një zgjidhje diplomatik­e. Luftimet në Alepo vazhdojnë. Thirrje për ndërprerje të menjëhersh­me të luftimeve ka bërë edhe Turqia nëpërmjet ministrit të saj të Jashtëm, Melvud Cavusoglu. Edhe ai është takuar me Lavrov të enjten në Turqi, ku kanë rënë dakord me Moskën që të ndalet lufta dhe për lejimin e shpërndarj­es së ndihmave në Alepo. Cavusoglu sot ka bërë thirrje për një armëpushim në Siri, duke e quajtur gjendje kritike atë në Alepo. Ministri turk ka fajësuar Presidenti­n sirian, Bashar al- Assad, për 600 mijë vdekje, duke thënë se ai nuk mund të udhëheqë më atë shtet. Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar të paktën tri biseda telefonike gjatë javës së kaluar për çështjen e Sirisë. Ata janë dakord në shumë pika, përveçse qëndrimin e Assad në pushtet. Moska e mbështeste Assad, ndërsa Ankaraja kërkon rrëzimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania