Panorama (Albania)

Trump: Pasoja për kompanitë nëse largohen nga SHBA- të

-

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, paralajmër­oi kompanitë amerikane se do të përballen me pasoja në qoftë se vendosin të largohen nga vendi. Gjatë një vizite në Indiana, ai foli për negociatat me kompanitë dhe mori si shembull kompaninë “Carrier Corp” se si do të punojë me kompanitë e tjera amerikane, që mendojnë për të zhvendosur vendet e punës në vende të tjera. “Carrier Corp”, prodhues i aparateve të kondicioni­mit dhe pajisjeve të tjera, kishte planifikua­r të zhvendosej në Meksikë, duke mbyllur 1000 vende pune në SHBA, por tani do të qëndrojë në SHBA. Sipas CNN, kompania nga shteti i Indianës, ku e ka fabrikën për 10 vjet, do të marrë stimuj financiarë rreth shtatë milionë dollarë. Trump tha se qeveria e re do t’i trajtojë mirë kompanitë, por do të ketë pasoja nëse ato vendosin që të largohen nga Shtetet e Bashkuara. “Do të tatohen rëndë në kufi, nëse duan të ikin”, tha Trump.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania