Panorama (Albania)

Paralajmër­imi i Europol për sulmet e ISIS në Europë

-

ISIS pritet të planifikoj­ë sulme komplekse me shumë objektiva, të shpejtë dhe efektivë nëpër Europë. Përveç Francës dhe Belgjikës, synim i ISIS janë të gjitha vendet aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmi­t. Pak a shumë, e gjithë bota. Bazuar në raportimet e Inteligjen­cës, Europol beson se xhihadistë­t planifikoj­në t’i kryejnë sulmet në Europë me metodat e përdorura në Irak dhe Siri. “Vlerësimet nga shërbimet e Inteligjen­cës zbulojnë se në Siri janë formuar grupe, të cilat do të kryejnë sulme në Europë, të drejtuara nga ISIS”, njoftoi Europol. “Armët automatike me shumë mundësi do të jenë zgjedhja e terroristë­ve... ISIS është i interesuar që të përdorë armë kimike dhe në grupet e formuar do të përfshijnë edhe njerëz, të cilët më parë kanë qenë të lidhur me rrjetet e armëve kimike nga Iraku dhe Libia”, sipas Europol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania