Panorama (Albania)

“Në Kombëtare nuk ka merita, gjërat bëhen për interes”

-

Jurgen Gjasula mendon se në Kombëtare nuk ka merita dhe shumë gjëra bëhen vetëm për interes. Mesfushori i Grojter Fyrthit shpreh keqardhje që nuk luajti në Kampionati­n Europian, por është i ndërgjegjs­hëm që vendimet i takojnë trajnerit. Gjasula Fyrth “Ndeshjen me Izraelin nuk e ndoqa, vetëm rezultatin pashë. Personalis­ht, nuk e kuptoj dot se si ka mundësi që lojtarët që luajnë në Gjermani nuk grumbulloh­en, ndërsa ata lojtarë që as nuk luajnë në ekipe të vetat grumbulloh­en. Por kjo është diçka që i takon trajnerit dhe më vjen keq ta them, por në Shqipëri bëhen shumë gjëra vetëm për interes! Normale që u mërzita për mungesën në Francë. Kisha shumë dëshirë të luaja për vendin ku kam lindur, me zemër jam 100% shqiptar, por këto gjëra nuk janë në dorën time”, thotë në një intervistë­n për “Revista Who” futbollist­i i lindur në Tiranë. Aktualisht 31- vjeçari ( i mbush pas tri ditësh) është duke u riaftësuar nga një dëmtim i rëndë, që e ka lënë jashtë fushave për disa muaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania