Panorama (Albania)

STAROVA

-

Sulejman Starova është i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin e derbit. Në prononcimi­n pas barazimit pa gola ndaj Tiranës, trajneri i Partizanit tha se ekipi i tij la dy pikë në përballjen që mbylli javën e 13- të të Kategorisë Superiore. “Skuadra më pëlqeu dhe jam i kënaqur, pasi iu përgjigj detyrave që kishim caktuar. Përgjegjës­ia e trajnerit është më e madhe se e të tjerëve, ndaj sot isha disi në tension. Më vjen keq që nuk fituam, por i tillë është futbolli. Them se lamë dy pikë, pasi ishim përgatitur për fitore. Nuk duhet të harrojmë që përballë kishim një ekip të fortë si Tirana. Mirel Josa ka objektivat e veta dhe e sheh ndryshe ndeshjen. Unë kam keqardhje vetëm për 20 minutat e para dje, ku u gjendëm edhe për shkak të presionit nga tifozët. Më pas ishim dominues ne. Kam disa rezerva edhe për gjyqtarët për disa faulle dje, të cilat i kemi parë me qetësi në video. Megjithatë, edhe arbitrat gabojnë, sikurse lojtarët apo trajnerët”, tha ai për TVSH- në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania