Panorama (Albania)

JOSA

-

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, ia ka hedhur fajin ndërprerje­s së ndeshjes ditën e djeshme për mosfitimin e këtij takimi. Në prononcimi­n pas barazimit pa gola ndaj Partizanit, tekniku bardheblu u shpreh: “Normalisht dje na prishi shumë punë mënyra se si u ndërpre ndeshja. Dje skuadra kishte ritëm tjetër dhe sot nuk u futëm në ritmin që kërkonim”. Duke komentuar 27 minutat e luajtura sot, Josa tha se Partizani i interpreto­i më mirë, ndërsa bardheblut­ë nuk dolën në lojën e tyre. “Partizani i interpreto­i më mirë këto minuta, sepse luajti me topin e gjatë. Ne donim të dilnim në sulm gradual, por nuk patëm mundësi”, theksoi më tej trajneri për “Supersport”. I pyetur për ndeshjen e ardhshme në Vlorë përballë Flamurtari­t, ai i cilësoi kuqezinjtë si një ekip shumë i fortë, ndërsa theksoi se nuk ndihej i keqardhur për ndeshjen e sotme, pasi ka derbi të tjerë që mund të fitohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania