Panorama (Albania)

PLAGOSET NE KEMBE Atentat ish- burrit të Hygerta Sakos në Bllok

Atentat biznesmeni­t dhe menaxherit të lokaleve, Artur Aligjoni. Si shpëtoi ish- bashkëshor­ti i Hygerta Sakos vetëm me 1 plumb

-

Pronari dhe menaxheri i disa klubeve të natës në Tiranë dhe në Vlorë mbeti i plagosur dje me një plumb pistolete në këmbë, pas një atentati ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi Artur Aligjoni, 41 vjeç, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë në zonën e ish- Bllokut. Si pasojë e sulmit me armë, biznesmeni 41- vjeçar ka marrë një plumb të vetëm në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Autori ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat, i është afruar në këmbë biznesmeni­t 41vjeçar duke e qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4- 5 metrash. Pronari i klubit të natës “Arena” u plagos në orën 04: 35 të mëngjesit të djeshëm, kur po lëvizte në zonën e ishBllokut, pasi kishte dalë nga lokali që menaxhon. I plagosuri, sipas Policisë, është ishbashkës­horti i moderatore­s së njohur shqiptare Hygerta Sako. Referuar hetimeve të kryera nga ana e Policisë, dyshohet se atentatori ka qenë një person i vetëm, i cili, pasi e ka qëlluar 41- vjeçarin një herë me pistoletë, është larguar në këmbë nga vendi i krimit. Autori dyshohet se ka lëvizur në rrugicat e zonës duke humbur gjurmët, edhe pse në disa momente të itinerarit që ka ndjekur, është kapur nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë.

HETIMET Policia e Komisariat­it nr. 2 mësohet se po heton në pistën e një hakmarrjej­e të mundshme në lidhje me një ngjarje ku biznesmeni është përfshirë në muajin shtator 2016. Policia ka thënë se shtetasi Artur Aligjoni asokohe plagosi me thikë shtetasin Halim Hysa, pas një konflikti që ata patën mes tyre. Më vonë, biznesmeni u la i lirë duke u proceduatr për “plagosje të lehtë”. Për shkak të kësaj piste, mësohet se janë shoqëruar në komisariat i plagosuri i dy muajve më parë, Halim Hysa, dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme. Ata mësohet se kanë mohuar autorësinë e plagosjes me armë në zonën e ish- Bllokut, duke paraqitur edhe alibitë përkatëse. Hetuesit e policisë ndërkohë bëjnë me dije se janë duke hetuar edhe disa konflikte të tjera të mundshme të 41vjeçarit, që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij si menaxher në disa lokale në Tiranë dhe Vlorë. Grupi i hetimit ka sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur atentati dhe po kqyr me detaje regjistrim­et filmike.

 ??  ?? Vendi ku u qëllua me armë biznesmeni
Vendi ku u qëllua me armë biznesmeni
 ??  ?? Artur Aligjoni, i plagosur në Tiranë
Artur Aligjoni, i plagosur në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania