Panorama (Albania)

Bleu 1 milion USD aksione në bankë, ja pasuria e Pezës

Deklaroi 95 milionë lekë kursime para se të bëhej deputet

-

Blerja e rreth 1% aksione në një bankë të nivelit të dytë nga deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, në emër të gruas së tij, ka shkaktuar një debat të madh në rrethet mediatike.

Kjo për shkak të shumës së madhe për të cilën po diskutohej, por edhe prej raportimev­e të para se shumicën kësaj shume prej 1 miliard lekësh ( të vjetër), ai nuk e kishte deklaruar në vitin 2013, kur la gazetarinë për t’iu futur politikës. “Panorama” kontrolloi faqen “Open Spending Albania”, në të cilën ndodhen online të gjitha deklaratat e zyrtarëve të lartë, të depozituar­a në Inspektora­tin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

DEKLARIMI

Nëse klikon në emrin Alfred Peza, rezulton se në vitin 2013, kur ka bërë deklarimin, pasi mori mandatin e deputetit, ai ka pasur si kursime nga të ardhurat në vite një shumë prej 95 milionë lekësh të rinj, e cila në 31 dhjetor ( pra, 4 muaj pasi ishte bërë deputet), u rrit në 97 milionë lekë. “Të ardhura në vlerën 2 028 807 lekë ( dy milionë e njëzet e tetë mijë e tetëqind e shtatë lekë) nga Interesat Ban- kare nga Depozitë Bankare në Lekë e bashkëshor­tes, në bankën Intesa San Paolo sipas maturimit në periudhën 9 shtator deri 31 dhjetor 2013. Në momentin e marrjes së detyrës nga zoti Peza, depozita ishte me vlerë 95 750 570 lekë ( nëntëdhjet­ë e pesë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhje­të lekë), dhe u bë në 31 dhjetor 2013, 97 779 377 lekë) nëntëdhjet­ë e shtatë milionë e shtatëqind e shtatëdhje­të e nëntëmijë e treqind e shtatëdhje­të e shtatë lekë). Burimi i Krijimit kursime të bashkëshor­tëve në vite plus interesa të maturuar”, thuhet në përllogari­tjet që ka bërë në atë kohë “Open Spending Albania”.

LLOGARITJA

Por si i bënë Alfred Peza dhe bashkëshor­tja e tij, e cila punon në administra­të, 95 milionë lekë kursime? Drejtoresh­a e “Open Spending Albania”, Aranita Brahaj, e ka një variant. Sipas saj, paga që ka marrë Peza si themelues i disa mediave dhe llogaritja e përqindjev­e të interesave bankare përputhet me shumën e deklaruar si kursim bashkëshor­tor. “Para se të merreni me Pezën, pyeteni sa është paguar si drejtor themelues i ‘ Korrierit’ dhe ‘ Ora News’. Nëse paga e Pezës ka qenë 5– 10 mijë euro në muaj dhe interesat bankare në 2000 deri 2010 me 57% në vit… llogaria na përputhet me vlerat e deklaruara”, shkruan ajo në një status në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e deklaratës së pasurisë së deputetit Peza për vitin 2013
Faksimile e deklaratës së pasurisë së deputetit Peza për vitin 2013
 ??  ?? Alfred Peza
Alfred Peza
 ??  ?? Faksimile e transaksio­nit bankar
Faksimile e transaksio­nit bankar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania