Panorama (Albania)

Dekriminal­izimi, Prokuroria letërporos­i në Kosovë për Flamur Nokën

- Flamur Noka

Dy ish- deputetët e prek- ur nga zbatimi i ligjit të dekriminal­izimit, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, kanë dërguar vendimin e KQZ- së që u hoqi mandatin në Gjykatën Administra­tive. Dashamir Tahiri kishte bërë ankimin në Kolegjin Zgjedhor, por ditë më parë trupa gjykuese shpalli moskompete­ncën për të shqyrtuar çështjen në fjalë. Pas kësaj seance, edhe Tahiri, ashtu si ish- deputeti tjetër i qarkut të Vlorës, Shkëlqim Selami, ka bërë ankimim në Gjykatën Administra­tive. Gjatë një interviste për emisionin të “Pa Ekspozuari­t”, Dashamir Tahiri deklaroi se mandati iu hoq për arsye politike nga kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi. “Ka prapavijë të fortë politike për të mbajtur dhe balancat politike. Ligjin e dekriminal­izimit e mbështes për arsye se ka nevojë politika shqiptare të dekriminal­izohet. Dhe unë po të kisha bërë krim dhe të kisha krim, nuk vija as këtu, por dilja atje, ikja dhe shikoja punën time, dhe nuk merresha me politikë. Por unë kam kurajë të shikoj këdo në sy, sidomos dhe ata që më kanë bërë këtë. Jam i pastër. Jam qelibar dhe përballem me këdo. Po kjo ka prapavijë politike të pastër, për arsye se u mor një nga PS- ja, një nga LSI- ja dhe një nga PD- ja dhe këta dolën njerëz. Ne kishim një dhe ju keni një”, ka thënë Tahiri. Edhe Shkël- qim Selami i ftuar po në “News 24” pranoi se heqja e mandatit të tij ka pasur prapavijë politike. “Nuk dua të paragjykoj, por që ka prapavijë politike, as që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh. Absolutish­t që nuk kam qenë dhe nuk jam një person me precedentë penalë. Nuk kam qenë dhe nuk jam. Nuk do të merrja guximin kurrë të merresha me politikë, nëse do të kisha ndonjë gjë. Unë kam qenë në Vlorë. Dihet që në Vlorë, një tranzicion i gjatë. Unë nuk kam qenë një njeri në shtëpi i mbyllur, kam qenë një njeri aktiv. Ishim pjesë e “aventurës”, duke qenë se ishim të rinj për të bërë më të mirën dhe punonim shumë, 24 në 24", ka thënë Shkëlqim Selami.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania