Panorama (Albania)

AMF ngel në klasë, por nuk ndodh asgjë

- FLIR MOSHO

Nëditët e fundit të dhje torit, Kuvendi miratoi rezolutën për veprimtari­në e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, e miratuar me vota të përfaqësue­sve të gjitha...

... forcave politike. Rezoluta gjendet edhe e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në ditët që pasuan, askush nuk i kushtoi vëmendje notës jokaluese që Kuvendi ( në një provim të vonë si dikur provimet e vjeshtës për katranjosë­t), i vuri ekipit drejtues të AMF- së.

Personalis­ht e cilësoj si të shtuar rolin që i dha vetes Kuvendi në formulimin e rekomandim­eve, por si qytetar që dëshiroj të ndihem i mbrojtur në çdo investim timin, për të cilin duhet të garantohem nga shteti, ndihem mirë që më në fund Mbikëqyrës­i i Mbikëqyrës­it AMF foli!

Më vjen mirë që Kuvendi i kujtoi AMF- së që ligji e detyron që të shqyrtojë dhe të përdorë autoriteti­n e vet për të siguruar respektimi­n e të drejtave dhe trajtimin e barabartë të investitor­ëve.

E vlerësoj shumë teknike dhe mbase të ekzagjerua­r detyrën e ngarkuar nga Kuvendi për AMF- në, për verifikim e algoritmit të serverit dhe sistemit IT, aktualisht në përdorim të brokerit që tregton TPL, kartonin jeshil dhe Policen Kufitare, por më vjen mirë që një autoritet superior merr përsipër të detyrojë që dikush në AMF të bëjë atë, për të cilën paguhet.

Si individ që kam shkruar për çështjen e tregtimit online dhe të rrezikut që mbartin këto skema, nuk ndihem vetëm kur lexoj nga Kuvendi se ata 60.000 shqiptarë që u besuan këtyre skemave të kenë të paktën një sinjal që në humbjen e tyre ka qenë një institucio­n që nuk ka funksionua­r dhe se në këtë rast “Shteti” nuk është koncept në letër, por ka një emër: quhet Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare.

Më pëlqen detyrimi që Kuvendi i ngarkon AMF- së që të shfaqet publikisht. Të deklarohet se ekziston e mos fshihet pas bisedave në tavolina klubesh, ku shqiptarët nuk janë kurrë prezentë.

E quaj të tepërt ndërhyrjen e Kuvendit në raporte punësimi brenda Autoriteti­t, sepse e gjej vetëm në këtë rast. Por më duhet të jem i sinqertë, ndaj them se do të më pëlqente që ta shihja gjithmonë këtë rol të organit ligjvënës, kudo ku katrahura e strukturav­e, shkarkimev­e dhe emërimeve krijon të njëjtin boshllëk dhe kaos si në AMF.

E vlerësoj të gjithën! Kuvendi ka ngelur në klasë AMF- në! Pasi e kanë ngelur në klasë të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë më parë me halle tregjesh të mbikëqyrur­a nga AMF- ja. Po pastaj???? Çfarë vjen pastaj??? Pastaj u mblodh Grupi i Stabilitet­it Financiar! Dhe pasi Kuvendi ngeli ne klasë AMF- në, bëri një mbledhje dhe i tha AMF- së që duhet të bënte më mirë detyrën.

Për ata që nuk e dinë, anëtarë të Grupit të Stabilitet­it Financiar janë: ministri i Financave, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë dhe kryetari i Bordit të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare. Mirë këta të parët, po ky i fundit kujt i foli nëpërmjet deklaratës së përbashkët që doli nga mbledhja??

Interesant­e është që midis të tjerave këta të tre këshilluan AMF- në që të kishte kujdes skemat e investimit online. Për aq sa mund të përmendet në një shkrim, këto skema nuk kanë asnjë shans që të funksionoj­në pa vëmendjen e bankës se nivelit të dytë, me të cilën operon platforma ( e licencuar ose jo) dhe që mjaftojnë vetëm urdhra operative të shtuar që Banka e Shqipërisë, DPPP ( Drejtoria e Përgjithsh­me Pastrimit të Parave në vartësi të ministrit të Financave) dhe AMF- ja të identifiko­jnë në kohë reale se cili/ cilët dhe në cilin drejtim po trafikohen transaksio­net.

Por Grupi i Stabilitet­it Financiar, nuk bëri asnjë nga këto! Bëri vetëm një deklaratë, deklaratë sa për të larë gojën.

Kuvendi prodhoi vlerësim vjetor për Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare. Vlerësoi me notë pa kaluese AMF. Por kaq…, asgjë nuk ndodhi. Me notë pa kaluese në vlerësim pune çdo nëpunës i thjeshtë civil largohet nga shërbimi civil me gjithë përgjegjës­inë që mbart bërja e një shënimi për këtë fakt në librezën e tij të punës. Në AMF, askush nuk po mban përgjegjës­i. Në AMF kalon klasën edhe me notën 4. Megjithëse dëmi është qindrafish më i madh se dëmi i një nëpunësi të vetëm civil.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania