Panorama (Albania)

Panariti: Për koalicioni­n me PS do vendosim në prill, duhet një analizë

-

Fati i koalicioni­t PS-LSI do të vendoset në muajin prill, por deri atëherë duhet bërë një analizë. Ky është qëndrimi i ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili është bërë pjesë e debatit në distancë të lindur ditët e fundit mes dy forcave kryesore në qeverisjen e vendit. “Koalicioni PS- LSI funksionon në bazën e një pakti qeverisës, që është rezultat i marrëveshj­es së 1 prillit dhe LSI- ja ka dëshmuar se i përmbahet këtij koalicioni. Ju jeni të interesuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne kemi kohë për arsye se regjistrim­i i koalicione­ve do të bëhet në mes të prillit. Në këtë periudhë, dy partitë do të bëjnë bilancin e qeverisjes dhe do të hartojnë kriteret, mbi bazën e të cilave do të ecin në të ardhmen”, deklaroi Panariti. Por, pavarësish­t marrëveshj­es politike, ministri i Bujqësisë deklaron se gjatë qeverisjes me PS-në ka pasur edhe luhatje në koalicion. Panariti ka shprehur edhe pakënaqësi­të e tij sa u takon fondeve që janë përcaktuar në buxhet për sektorin e bujqësisë. “Unë shoh që bashkëpuni­mi deri tani ka qenë konstrukti­v. Natyrisht ka pasur luhatjet e tij, pasi përqasjet tona për disa prob- leme kanë qenë të ndryshme, sepse ne disa çështje i kemi të një rëndësie të veçantë, sidomos sa i përket bujqësisë, për të cilën theksoj se fondet për të duhet të jenë më të mëdha. Pavarësish­t se kanë qenë në rritje krahasuar me më parë, ne nuk mund të ecim me krahasime”, tha Panariti. Ditët e fundit janë disa deklarata nga përfaqësue­sit e të dyja forcave politike që deklarojnë se në zgjedhje do të ishte mirë që të hynin edhe të ndara nga njëra- tjetra. Kështu, deputetja Silva Caka deklaroi se do të ishte mirë që PS- ja e LSI- ja të mos hynin si pjesë e një koalicioni të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Pak ditë më parë, edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se në pushtet LSI- ja ka ardhur me Ben Blushin dhe jo me Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Përplasjet brenda shumicës u vunë re edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku kreu i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, dhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, u larguan nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke i lënë socialistë­t vetëm në votimin e ndryshimev­e për reformën.

 ??  ?? Edmond Panariti
Edmond Panariti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania