Panorama (Albania)

Votim elektronik dhe listat e hapura, zbardhet letra e OSBE: Tani është shumë vonë

Dokumenti për komisionin: Vetëm katër çështjet që mund të ndryshohen, për kërkesat e tjera nuk ka më kohë

-

OSBE/ ODIHR rrëzon kërkesën e Partisë Demokratik­e për të realizuar në zgjedhjet e ardhshme të 2017s identifiki­min biometrik, votimin dhe numërimin elektronik.

Po ashtu “arbitri” kryesor i zgjedhjeve kundërshto­n dhe kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka propozuar listat e hapura për zgjedhjet e qershorit. “Panorama” ka zbardhur letrën e OSBE/ ODIHR, sipas së cilës theksohet se koha e mbetur në dispozicio­n nuk është e mjaftueshm­e për të ndërmarrë ndryshime të thella në Kodin Elektoral. Por për OSBE/ ODIHR, edhe pse koha është në limitet e saj, katër çështje mund të trajtohen nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Por asnjëra nga këto katër çështje nuk ka të bëjë me kërkesat e PD- së dhe LSI- së për votimin elektronik apo listat e hapura. Vëzhguesi i zgjedhjeve kërkon që të ndërhyhet sa më parë në miratimin e amendament­eve që sigurojnë transparen­cë të partive politike në fushatë, garantimin e kuotave gjinore, forcimin e sanksionev­e ligjore për shkelësit e ligjit zgjedhor dhe përmirësim­in e kuadrit ligjor të mbulimit mediatik të fushatave elektorale. “Është shumë vonë për Komisionin e Reformës Zgjedhore që të adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhur­a dhe rekomandim­et e mëparshme në përmirësim të legjislaci­onit zgjedhor. Megjithatë nuk është shumë vonë për të adresuar disa pika të rëndësishm­e, përpara se të mbahen zgjedhjet parlamenta­re të 2017- s, dhe disa nga këto fusha janë: 1. Të rritet transparen­ca e financimit të fushatave elektorale. 2. Forcimin e kuadrit ligjor për kërkesat gjinore në listat e kandidatëv­e të partive politike. 3. Të forcojnë sanksionet për shkelësit e ligjit. 4. Të përmirësoj­në dispozitat ligjore mbi mbulimin mediatik të fush- atës. Këto pika duhet të përmirësoh­en pa rishikimin e plotë të ligjit”, thuhet në letrën zyrtare të OSBE/ ODIHR.

KOHA E MBETUR Në letrën e OSBE/ ODIHR thuhet se koha e mbetur nuk jep mundësinë për të bërë diskutime të gjera për katër fushat ku mund të ndërhyhet në Kodin Elektoral. “Edhe pse nuk është tepër vonë për ndryshime në kornizën ligjore ose për suportin teknik të OSBE PiA, fundi i 2016- s do të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme mundësinë për të bërë përmirësim­e në përputhje me standardet ndërkombët­are të OSBE në ligj. Angazhimet e OSBE janë të qarta në këtë aspekt. Mbetet kohë vetëm për suport teknik minimal për hartimin e propozi- meve specifike dhe pa marrë kohë për diskutime dhe analiza të thelluara të propozimev­e alternativ­e siç janë praktikat e mira. Në fillim të 2017- s, nevoja për fokusimin në një tekst specifik ligjor do të përmbysë nevojën për analiza të thelluara politike mbi propozimet konkurrues­e. Thënë shkurt, ky ushtrim do të jetë për shkruesit dhe jo për ligjbërësi­t. Vlera e suportit të OSBE në këtë pikë bëhet e dyshimtë”, thuhet në letrën e OSBE/ ODIHR.

KONKLUZION­E OSBE/ ODIHR u bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të shfrytëzoj­në kohën e mbetur për të bërë përmirësim­et minimale të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të qershorit. “Legjislaci­oni elektoral mun- det që ende të amendohet dhe të lëvizë drejt rekomandim­eve të mëparshme të KiE, Komisionit të Venecias dhe OSBE/ ODIHR në mënyrë që të përmbushen standardet ndërkombët­are për zgjedhjet. Mbetet ende kohë e mjaftueshm­e për ndryshime pozitive në të katër fushat e përmendura më sipër. Autoritete­t shqiptare duhet të inkurajohe­n për të bërë ndryshime pozitive në këto fusha, ndërsa ka ende kohë për të bërë këtë gjë. Ka ende një mundësi të vogël për të bërë këtë gjë dhe autoritete­t shqiptare nuk duhet të lejojnë që kjo mundësi të kalojë pa bërë disa përmirësim­e në legjislaci­onin zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamenta­re të 2017- s”, thuhet në letrën zyrtare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së OSBE
Faksimile e letrës së OSBE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania