Panorama (Albania)

Vlahutin premtoi të sjellë ekspertë nga BE për Kodin

-

Përfaqësue­sit e partive të vogla parlamenta­re deklaruan pas takimit me ambasadore­n e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, se kjo e fundit do të sjellë ekspertë të huaj në Shqipëri për të testuar përdorimin e teknologji­së në zgjedhje. Kanë qenë përfaqësue­sit e këtyre partive që në shkresën me kushtet e tyre për realizimin e zgjedhjeve me standarde në Shqipëri kishin vendosur si kryekërkes­ë: Realizimin e identifiki­mit biometrik të zgjedhjeve, votimin elektronik dhe numërimin elektronik të votave. Për këtë arsye, misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka marrë përsipër që në javët në vazhdim të sigurojë një takim në nivel ekspertësh për të dhënë një përgjigje në lidhje me risqet dhe mundësitë që ka për të realizuar një proces elektronik votimi në vendin tonë. Deputetja e LIBRA- s, Mimoza Hafizi, e cila ishte edhe vëzhguese e zgjedhjeve të fundit presidenci­ale në SHBA, pas takimit deklaroi se minimalish­t numërimi elektronik i votave mund të jetë një proces i aplikueshë­m në zgjedhjet e 18 qershorit. “Ne kemi bindjen që numërimi elektronik është i mundshëm të realizohet në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa kryesore që pranohet shumë mirë është ajo për administri­min elektronik të zgjedhjeve të ardhshme, siç është çështja e numërimit elektronik. Kjo është një çështje që mund të shtensiono­jë shumë situatën në zgjedhjet e ardhshme. Nga Bashkimi Europian u premtua se do të bëhet presion ndaj partive të mëdha”, deklaroi Hafizi. Përdorimi i teknologji­së u mbështet edhe nga përfaqësue­sit e PDIU- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania