Panorama (Albania)

PDIU kërkon komision për tragjedinë çame

Merr borxh dy deputetë nga PS për të firmosur dokumentin

-

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame. Në shkresën e saj për ngritjen e këtij komisioni, PDIU- ja kërkon që të bëhet evidentim i fakteve, rrethanave dhe përgjegjës­ive të shpërngulj­es me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Sekretarja e Përgjithsh­me e PDIU- së, Mesila Doda, sqaroi se ngritja e këtij Komisioni ka për qëllim hartimin e një dosjeje të plotë për çështjen çame. “Bëhet fjalë për një moment të historisë sonë, i cili nuk është zbardhur kurrë tërësisht. Ne nuk jemi njohur me përmasat e asaj tragjedie dhe për mënyrën se si erdhi. Kërkesa e PDIU-së ka për qëllim zbardhjen e këtyre fakteve dhe rrethanave. Ka pasur edhe komisione të tjera, të cilat kanë qenë me karakter historik, por në Kuvendin e Sh- Mesila Doda qipërisë është hera e parë që një nismë e tillë merr jetë. Kjo nismë vjen edhe si kërkesë jo vetëm e popullsisë çame në Shqipëri, por edhe si kërkesë e të gjithë shqiptarëv­e. Nga ana tjetër, nuk është plotësuar kurrë nga ana e shtetit shqiptar një dosje parlamenta­re, në të cilën të kemi të de- pozituara përmasat e tragjedisë, por edhe faktet që kanë sjellë këtë genocid”, theksoi Doda. Nisma e PDIU- së është depozituar që në datën 20 dhjetor të 2016- s dhe është firmosur gjithashtu edhe nga deputetët e PS- së, Enkelejda Shkreli dhe Artan Gacci. Ndërkohë që tani do të pritet vendimmarr­ja e Parlamenti­t nëse do ta miratojë apo rrëzojë kërkesën e PDIU- së. Gjatë muajve të fundit të vitit 2016, që nga koha kur komisioner­i Hahn deklaroi se çështja çame ekziston, PDIUja ka lobuar që shteti grek të ketë një tjetër qasje për trajtimin e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania