Panorama (Albania)

Prokuroria, letërporos­i Kosovës për Flamur Nokën

Sektori i dekriminal­izimit heton ndalimin në 1991

-

Sektori i dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me zgjeron hetimet ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Organi i akuzës mësohet se ka nisur një letërporos­i për ndihmë juridike në Kosovë, ku kërkon informacio­n nëse Flamur Noka është ndaluar, shoqëruar apo arrestuar ndonjëherë në këtë shtet.

Prokuroria është vënë në lëvizje për këtë rast nga informacio­net e publikuara disa ditë radhazi në media, por edhe nga një kërkesë e bërë zyrtarisht prej një grupi deputetësh të Partisë Socialiste. Objekti i hetimit ndaj Flamur Nokës, sipas Prokuroris­ë, është formulari i dekriminal­izimit në të cilin nuk është shënuar asnjë informacio­n në lidhje me një ndalim nga policia në vitin 1991. Sipas informacio­neve mediatike, por edhe sipas kërkesës së grupit të deputetëve të PS- së, Flamur Noka është ndaluar në Prizren, në vitin 1991, nga policia e ish- Jugosllavi­së. Për shkak se kjo ngjarje, apo ky precedent, nuk është pasqyruar në formularin e dekriminal­izimit nga ana e deputetit Flamur Noka, Prokuroria ka nisur hetimet.

HETIMI PËR DEPUTETËT

Një numër prej rreth 30 zyrtarësh të lartë janë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me ligjin e dekriminal­izimit. Jo zyrtarisht thuhet se nën hetim janë tre deputetë të Kuvendit. Në lidhje me rastin e Flamur Nokës, pas pretendime­ve të ndryshme mediatike dhe politike, Prokuroria ka vendosur t’u drejtohet autoritete­ve të Kosovës me një kërkesë zyrtare për informacio­n. Organi i akuzës është në pritje të përgjigjev­e nga pala kosovare, e cila është pyetur nëse Flamur Noka ka pasur precedent në këtë shtet, nëse ai është shoqëruar, arrestuar apo ndaluar ndonjëherë atje dhe nëse po, për çfarë akuze. Përgjigjja që do të vijë nga Kosova, sipas Prokuroris­ë, do të jetë vendimtare për të parë nëse deputeti demokrat ka shkelur apo jo ligjin për dekriminal­izimin. Në të njëjtën kohë mësohet se Prokuroria e Përgjithsh­me po vazhdon hetimet për rreth 30 zyrtarë të lartë, nga nivelet e krerëve të bashkive deri te deputetët. Një pjesë të këtyre zyrtarëve iu janë kërkuar edhe gjurmët e gishtave, pasi ka dyshime se kanë përdorur identitete dhe emra të ndryshëm në emigracion.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Kryeprokur­ori Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania