Panorama (Albania)

Serbët provokojnë me tren, policia kosovare e ndalon

Dhuratë e rusëve, me mbishkrimi­n "Kosova është Serbi"

- TIRANE

Forcat speciale të qeverisë së Kosovës kanë ndaluar hyrjen e një treni nga Serbia me mbishkrimi­n "Kosova është Serbi".

Provokimi, i cili hapi debate që mëngjesin e djeshëm, mori përgjigje force, duke mos lejuar hyrjen në territorin e Kosovës. Treni, një dhuratë e shtetit rus për Serbinë, ka ndezur provokime dhe reagime të ndryshme. Autoritete­t në Kosovë thanë se nuk kanë lejuar hyrjen në territorin e Kosovës të një treni, që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimi­n "Kosova është Serbi" në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare. Sipas "Zërit të Amerikës", treni ishte nisur me gjithë protestën e Prishtinës, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitet­it të saj. Institucio­net e Kosovës nuk i kontrolloj­në hekurudhat në Veri të vendit. Nisja e trenit, sipas autoritete­ve të Beogradit, ishte një sprovë me synimin për vendosjen ne linjës së rregullt Beograd- Mitrovicë. Treni, sipas autoritete­ve serbe, është ndaluar në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndi­more.

REAGIMI I VUÇIÇ

Në orët e mbrëmjes së djeshme, Kryeminist­ri serb Aleksandër Vuçiç, tha se për në Mitrovicë ishte nisur një tren dhe jo një tank.

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë, me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet", tha Kryeminist­ri serb, pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit.

Ai akuzoi Prishtinë për provokim, ndërsa theksoi se është ankuar te shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për siç tha, faktin se Prishtina po luan "lojëra lufte". "U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t'i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë".

REAGIMI I MUSTAFËS

Kryeminist­ri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në orët e mbrëmjes së të shtunës se ndalimi i hyrjes së trenit ishte vendimi i duhur.

"Unë mendoj se kthimi prapa i këtij treni është veprim i duhur dhe hyrja e trenit në territorin e Republikës së pavarur të Kosovës, nuk do të lejohej ose, nëse rast se do të hynte, do të përballej në përputhje me ligjet e Kosovës. Jemi të përkushtua­r që të mundësojmë lëvizjen e lirë, por nuk do të lejojmë provokime të tilla. Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmëri­në e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpuni­m të plotë me presidenti­n dhe kryeparlam­entarin, të angazhohem­i për të mbrojtur sovranitet­in e vendit", tha Kryeminist­ri Mustafa në një konferencë me gazetarë.

"Nuk do të lejojmë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashik­ueshme", tha mes tjerash ai, duke nënvizuar se për të gjitha veprimet e sotme institucio­net e Kosovës janë këshilluar edhe me misionet diplomatik­e në Kosovë.

URDHRI I THAÇIT

Më herët, gjatë ditës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se autoritete­t e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhersh­me të trenit.

"Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, por hyrja e një treni të mbështjell­ë me afishe nacionalis­te nga Serbia, të cilat janë në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe ligjet e Kosovës, është krejtësish­t e papranuesh­me. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë, sipas procedurav­e në fuqi", ka shkruar Presidenti Thaçi.

AMBASADORI I SHBA

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehu të shtunën shqetësimi­n lidhur me zhvillimet rreth trenit. "I brengosur për çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Kemi nevojë për normalizim, e jo për konfrontim", ka shkruar ambasadori Delawie në rrjetin social "Twitter". Project “Conservati­on of Agrobiodiv­ersity in rural Albania ( CABRA)” ¨ and project “Support to harmonisat­ion of economic and trade legislatio­n with EU Acquis”

 ??  ?? Treni me mbishkrimi­n “Kosova është Serbi”
Treni me mbishkrimi­n “Kosova është Serbi”
 ??  ?? Policia e Kosovës në pikën kufitare Jarinë
Policia e Kosovës në pikën kufitare Jarinë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania