Panorama (Albania)

Aksidentoi djalin e Avenir Pekës, lirohet Uarda Çota

"Nuk kam plane për jetën, por gjëra të bukura do të vijnë"

-

Një nga femrat e liruara dje nga Burgu 325 ishte Uarda Çota, 28 vjeçarja, e dënuar me 5 vjet burg për aksidentin automobili­stik të 29 dhjetorit 2014, në Tiranë, që i mori jetën djalit të mitur të ish- zëvendës ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Para nisjes së aktiviteti­t, emri i saj u lakua nga personeli i institucio­nit si një nga tre të dënuarat që kishin kërkuar të mos regjistroh­eshin nga kamerat televizive të pranishme në ambientet e burgut. Më vonë, duket se kjo kërkesë u injorua edhe nga vetë e reja. Momenti i daljes së saj nga porta kryesore u shoqërua me brohoritma të familjarëv­e dhe miqve, më shumë se dhjetë të tillë, të cilët i kishin blerë edhe një buqetë me lule. Gjatë këtyre momenteve, ajo bëri edhe një foto në krah të ministrit Manjani. Gjatë një prononcimi për mediat, duke u shprehur se ishte në ditën e saj më të lumtur, ajo falënderoi ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, si iniciator i amnistisë dhe i uroi lirim të shpejtë gjithë të bashkëdënu­arave të tjera.

Si ndiheni sot, pas fitimit të lirisë?

Nuk i gjej fjalët e duhura. Është emocion shumë i veçantë. U uroj të gjithë atyre që ndodhen në një ambient që unë kam qenë pak më parë, një lirim sa më të shpejtë dhe të provojnë ndjesinë time tani. Është si të lindësh nga e para.

Kush ju priti sot?

Njerëzit e mi më të dashur. Familja, mami që e dua shumë dhe më ka qëndruar gjithmonë pranë në momentet më të vështira.

( Ndërhyn një nga familjarët): I kemi prerë biletë për në Dubai.

Keni një plan, çfarë do të ndodhë pas lirimit?

Një plan ekzakt nuk kam, por gjëra më të bukura do të vijnë. Për këtë jam e sigurt.

AKSIDENTI

Aksidenti fatkeq për famil- jen e ish- zv. ministrit të brendshëm, Avenir Peka, ndodhi rreth orës 20: 00 të datës 29 dhjetor 2014, pranë "Komunës së Parisit", në një segment ku po punohet për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës, aty ku rruga ndërpritet dhe merr një kthesë më shumë se 90 gradë, për shkak të punimeve në rrugë. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, e pandehura Uarda Çota ishte duke drejtuar një automjet tip "Benz" në këtë segment në gjendje të dehur. Për shkak të lëvizjes me shpejtësi tej limiteve të lejuara, ajo ka goditur mjetin tip "Chrysler" të drejtuar nga E. Peka, ku udhëtonin edhe dy djemtë e saj dhe një i mitur i tretë, i afërm i familjes. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja autom- jetet kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në terren në formë grope, e hapur gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës. Sipas hetimit, 11 vjeçari R. Peka ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Mamaja e tij, vëllai dhe kushëriri morën plagë që nuk i rrezikuan jetën. Gjatë gjykimit, e pandehura ka mbajtur qëndrim pendues për veprën e kryer.

 ??  ?? Uarda Çota dje duke folur pas lirimit nga burgu
Uarda Çota dje duke folur pas lirimit nga burgu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania