Panorama (Albania)

DENONCIMET

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

I mashtruan duke u premtuar punë në Kazakistan deri në 2 mijë euro rrogë në muaj, 100 persona nga Elbasani dhe rrethinat e saj i drejtohen policisë për ndihmë.

Ata kryen një parapagesë nga 500 euro secili te dy personat që do t’u mundësonin punësimin për një vit. Në cilësinë e organizato­rëve, A. O., 46 vjeç, banues në Kavajë dhe A. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë, “peshkonin” të papunët e Elbasanit, duke u afruar atyre mundësinë e punësimeve me rroga mjaft të mira jashtë Shqipërisë.

Sipas Policisë, Zyra e Krimit Ekonomik, në bazë të denoncimev­e të kryera që nga muaji tetor i vitit të shkuar e deri më tani, nisi hetimet dhe bëri të mundur arrestimin e 46- vjeçarit me inicialet A. O., me banim në Kavajë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 43- vjeçari nga Tirana. “Të dy këta persona në bashkëpuni­m me njëri tjetrin gjatë muajit shtator– tetor të vitit 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke u marrë 500 euro secilit, në total 50.000 euro, për t’i dërguar në Kazakistan për të punuar”, bëri të ditur Policia. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, i dyshuari nuk e ka pranuar akuzën, duke hedhur poshtë pretendime­t e personave të dëmtuar.

Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se dy të dyshuarit kishin arritur në një kohë të shpejtë të përhapnin lajmin se ata u ofronin mundësinë të interesuar­ve të punësohesh­in në sektorin e ndërtimit në Kazakistan. Ka më shumë se dy vjet që në Kazakistan kanë shkuar shumë të rinj, të cilët punësohen kryesisht në ndërtim. Ata qëndrojnë atje një vit pa ardhur në Shqipëri, në bazë të kontratës që bëhet me punëdhënës­in që bëhet garant. Këtë fakt dyshohet se e kanë shfrytëzua­r dy personat, njëri prej të cilëve i arrestuar. Duke besuar se do të punësohesh­in me rroga mesatarish­t 1000- 2000 euro ( në varësi të vështirësi­së së punës dhe pozicionit që kërkohej në ndërtim), atëherë mjaft qytetarë i kanë dorëzuar 500 eurot e kërkuara pa u menduar gjatë. Në kushtet e papunësisë dhe varfërisë, shumë prej tyre i kanë marrë borxh paratë duke i premtuar huadhënësi­t se do t’ia kthente brenda vitit, pasi rroga që do të merrte nga puna jashtë vendit ishte mjaft e mirë. “Ia Sipas të dhënave, deri më tani janë bërë 100 denoncime, por nuk përjashtoh­et dyshimi se mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të jenë mashtruar nga të njëjtët persona, me të njëjtin premtim punësimi. Materialet ndaj tyre i kaluan për veprën “mashtrimi”, parashikua­r nga neni 143/ 2 i Kodit Penal dhashë pa u menduar gjatë paratë. Kërkuan 500 euro që të mundësohej kontrata e punës në Kazakistan. Unë kam dëgjuar disa raste që kanë ikur për të punuar atje, ndaj nuk u mendova dy herë. Jam i papunë, por paratë i gjeta borxh. Pasi u dhashë 500 euro, nuk arrita dot më të komunikoja me këta persona. Ata na premtuan kontrata pune dhe rroga shumë të mira por, përveçse kjo nuk u realizua, humbëm edhe paratë tona”, është shprehur në Polici njëri nga denoncuesi­t.

 ??  ?? Makina e përplasur
Makina e përplasur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania