Panorama (Albania)

Përplasi tre familjarë me makinë, ndjekje penale drejtorit të Doganës

-

BERAT - Drejtori i Doganës në Berat po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet si shkaktar i një aksidenti me pasojë plagosjen e tre familjarëv­e. Ngjarja ndodhi në aksin nacional BeratLushn­je, në dalje të Urës Vajgurore. Policia bëri të ditur se një mjet tip “Benz”, me targa AA 843 PE, që drejtohej nga drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me targë AA 299 DO, që drejtohej nga 19- vjeçarja me inicialet A. T. Kjo e fundit po udhëtonte me vjehrrin dhe vjehrrën e saj në drejtim të qytetit të Durrësit, konkretish­t shtetasja me inicialet E. B., 64 vjeçe, dhe S. B., 69 vjeç. Ata po ktheheshin nga Berati ku kishin qenë për vizitë te të afërmit e tyre për në Durrës, ku edhe kishin banesën. Ndërkaq, 36vjeçari që banonte në Fier, Mirjan Prifti, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Beratit. Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra- tjetrën ka qenë e fuqishme. Për pasojë, mjeti tip “Opel”, ku udhëtonin 19vjeçarja me familjarët e saj, ka dalë nga rruga dhe është për- plasur me bordurën mbrojtëse. Të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spitalin e Beratit, por për shkak se gjendja e 64vjeçares ishte e rëndë, bluzat e bardha kanë vendosur transporti­min e saj me urgjencë drejt Tiranës, për një trajtim më të specializu­ar. Policia dhe ekspertë të qarkullimi­t rrugor mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimin. Sipas të dhënave, drejtuesi i “Benz”it ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe disa orë më pas është lënë për ndjekje në gjendje të lirë si i dyshuar se ka shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor, duke udhëtuar me mjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkaq, mjetet e përf- shira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderue­shme. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve deri në mbërritjen e autoambula­ncës. d. xh.

 ??  ?? Makina e aksidentua­r në Berat
Makina e aksidentua­r në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania