Panorama (Albania)

“Letrat që i dërgoja tim eti në burgun e Spaçit”

-

M“Mendimet e hedhura në këtë vëllim, shkruar nga një gazetare veterane dhe tashmë një zë autoritar në një institucio­n publik, janë bazuar në përballjet e saj të para si me ngjarjet inkurajues­e, ashtu dhe ato tragjike. Ato përfshijnë ngjarje të njerëzve vërtet të mirë, të cilët i kanë triumfuar korrupsion­it apo qëllimit dashakeq në nivel lokal, kombëtar apo global. Dhe po aq edhe ngjarjeve që kanë prodhuar të tjerë, ata të këqijtë, egoizmi dhe etja për para e pushtet e të cilëve ka triumfuar mbi të mirën publike. Në libër gjenden këto dy kategori njerëzish, tepër të rëndësishm­e për realitetin tonë” - kjo është vetëm një copëz nga ajo ç’ka shkruar Prof. Dr. Roy Alden Atwood në librin më të ri të Monika Stafës, “Kod”. Temat që e ngacmojnë një gazetar a shkrimtar të shkruajë nuk janë të rastësishm­e! Realiteti është i mbushur me ngjarje që do frymëzonin edhe dikë që merret me përpunimin e hekurit, por, në çdo rast, zgjedhja e një këndi të caktuar trajtimi dhe jo i një tjetri, gjithnjë është i lidhur me atë që e shkruan. Në vëllimin e dytë publicisti­k të Stafës, ish- spikeres së lajmeve që sot është në krye të “AMA”- s, njerëzit a ngjarjet vijojnë të trajtohen me vlerat që sot po i humbasin shoqërisë. Dikur, fëmijë, edhe ajo vetë është përballur me gjithfarë reagimesh që nuk mund t’iu jepte as shpjegim. Edhe më vonë, kur u rrit dhe u dha kuptim disa boshllëqev­e të së shkuarës, u përball jo rrallë me të njëjtat sulme, si atëherë, kur shoqet i tregonin gjëra për familjarët e saj që ajo nuk i dinte! Xhaxhai i saj, Hysen Shoshori, ishte i dënuar politik e për pasojë, do të prekej edhe babai i saj, që u mbyll për dy vite në burgun e Spaçit. Në këtë intervistë, gazetarja iu rikthehet përjetimev­e të fëmijërisë, me shpresën që një ditë do t’i shkruajë më gjatë në një libër.

Kur keni mësuar për herë të parë për fatin e xhaxhait e babait tuaj?

Njeriu kur dëgjon shumë histori ngatërrohe­t dhe mundohet t’i ndërtojë ato duke i risjellë në vëmendje, sipas një rendi të vet logjik. Në një diskutim të vogël, por të nxehtë me një shoqen time të fëmijërisë, teksa grindeshim për diçka që s’e mbaj mend fort mirë, mësova prej saj se duhet të druhesha nga ky qëndrim i ashpër i imi për shkak edhe të një xhaxhai, i cili na paska qenë dikur i dënuar pikërisht për sjellje jo të hijshme, të ngjashme me timen. Me sa duket e kisha nervozuar kaq shumë këtë shoqen time të fëmijërisë në grindje e sipër, sa i pat shpëtuar nga goja ky fakt që me siguri e kish dëgjuar në familjen e saj. Duhet të kem qenë rreth 12 vjeçe atëherë, kur e dëgjova këtë gjë si herë të parë. Mbaj mend që u ngjita nëpër shkallë me nxitim dhe hyra në shtëpi e skuqur flakë. Iu ngjita pasqyrës për të parë nëse e kuqja më kish përpirë të tërën, por e vërteta ish se nuk kuptoja asgjë në imazh nga ajo që ndieja brenda. Turpi kish filluar të më përfshinte dhe sedra më ish lënduar shumë. Që këtej mësova se ja çfarë na qenka sjellja e keqe dhe e dënueshme. Pasi i vëreja me bezdi bashkëmosh­atarët e mi kur nuk silleshin mirë, papritur e ndjeva veten me ta të përfshirë. Ky ishte përjetimi im i parë, por pasi prindërit më bindën se nuk kish asgjë në këtë mes për t’iu referuar një budallaqej­e, unë duhet të vazhdoja detyrat e mia si një nxënëse e dalluar që isha. Pastaj, ajo që dihet për të është se mësova për këtë njeri të mirë pas tre vitesh, kur Muri i Berlinit ra dhe me babin tim si një nxënëse e devotshme ndiqnim së bashku lajmet në “Zëri i Amerikës”. Ç’përjetime kujtoni të keni pasur?

Jeta është e çuditshme, sepse ka shumë të papritura në mes, ndaj ajo në të shumtën e herës është e mbushur me aq shumë ngjarje, të mira apo të këqija qofshin ato. Unë i kam përjetuar e vogël të gjitha dhe jam mësuar të pres prej saj “dhurata” të ndryshme. Nuk mund ta përshkruaj fëmijërinë në kaq pak radhë, sepse ajo ishte aq e bukur deri në një moment të caktuar, sa nuk do të më mjaftonin këto rreshta më poshtë. Ditët ishin aq të ndryshme njëra nga tjetra, sa nuk di t’i rendis se cila pjesë e saj kish potenciali­n më të madh ndikues për të më bërë kjo që jam sot. Por një gjë di të them me siguri, dashuria që im atë më ka dhuruar ishte më shumë se e madhe, ajo

Edhe në ditët që ai më mungoi ndërsa unë e kërkoja, ai ishte aty, me letrat dhe telegramet e tij. Ai ishte aty me veshjet e tij elegante dhe erëmira, të cilat unë i prekja çdo pasdite në orën e caktuar që isha mësuar të dilja shëtitje me të nëpër parqet e Tiranës, shëtitoret e Durrësit apo përgjatë bregdetit të tij. Dhe mendoja vetëm një gjë, përse u ndërprenë kaq papritur, përse nuk mundem më të dal shëtitje, të shijoj akulloret me babin tim dhe përse kjo pritje e gjatë e tij pas derës së shtëpisë deri në një çast tjetër kur ai ia behu papritur!!! Çast të cilin vetëm unë e kisha paraparë në ëndërr...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania