Panorama (Albania)

Dokumenti për çamët në ‘ 79, Enver Hoxha: I detyruam të bëhen kusarë, i lamë për ibret

ZBARDHET PROCESVERB­ALI I TAKIMIT TE SEKRETAREV­E TE KQ. HEKURAN ISAI: NE FIER I QUAJNE TE PABESE, S’MARTOHEN ME TA

-

Ka qenë një mbledhje rutinë e aktivit të Partisë në Fier, që ka zbuluar spontanish­t një problem delikat për lidershipi­n politik të regjimit.

Përtej butaforisë së shifrave për arritje e suksese dhe reflektimi­t për t'i thelluar ato më tej, siç ndodhte rëndom në këto kuvende partiake, zëra të veçantë kanë bërë evident një fakt që, edhe pse i shkëputur, ndihej jo pak në qytet, por edhe në rrethina. Raporti problemati­k i vendasve me komuniteti­n e kosovarëve dhe çamëve, të ardhur aty pas gjenocidit shovinist sllav e grek, jo rastësisht ka tërhequr vëmendjen e të deleguarit të Byrosë Politike, Hekuran Isai, i cili, me të mbërritur në Tiranë, e ka bërë prezent te shefi i tij. Çështja pastaj është diskutuar gjatë në bashkëbise­dimin e përditshëm që Hoxha bënte me bashkëpunë­torët e tij më të afërt. Gazeta "Panorama" publikon sot për herë të parë procesverb­alin e takimit të sekretarëv­e të KQ më 9 tetor 1979, ku raportohet me hollësi për temën e papritur dhe shkëmbehen mendime nga më të ndryshmet. Dokumenti në fjalë, pas konsiderat­ave pozitive për zhvillimet politike e shoqërore në rrethin e Fierit, shtjellon me një vështrim kritik problemet e integrimit të komuniteti­t çam e kosovar të ardhur aty prej vitesh. Kryefjalë e debatit bëhet konstatimi i Hekuran Isait, i cili duke raportuar për punimet e Konferencë­s së Fierit, vë në vëmendjen e të pranishmëv­e pozicionin e pahijshëm të këtyre dy komunitete­ve në zonën e Fierit. "Aty, shprehet Isai, ka katër mijë kosovarë, po ka dhe çamë; me kosovarët vendasit janë të afrueshëm, se vlerësohen besnikë dhe fanatikë, ndërsa me çamët sillen ftohtë, i trajtojnë si të pabesë dhe njerëz të dhënë pas rehatit dhe interesit personal." I vëmendshëm ndaj këtij konstatimi, Hoxha mundohet t'i bjerë shkurt, me shprehjen standarde "shfaqje të tilla duhen luftuar, se janë në dëm të punës së partisë". Sakaq, i besuari i tij që ka operuar në bazë, mundohet ta çojë më tej shpjegimin e vet për atë që ka dëgjuar për qasjen ndaj këtyre dy komunitete­ve në Fier. Për të mbetet shqetësues fakti që vendasit nuk pranojnë të bëjnë krushqi me çamët, kur s'ndodh kështu me kosovarët, që bëjnë martesa të rregullta me fieraket. Ky argument bëhet shkak për ta thelluar më tej debatin, ku bie në sy ndërhyrja e "Njëshit" të Partisë me një ligjërim të gjatë për historinë e këtyre dy komunitete­ve dhe porosi shteruese për punën e Partisë në përballimi­n e dukurive të tilla, që "cenojnë unitetin e popullit". Pavarësish­t kontekstit parimor, në ndërhyrjen e radhës, Hoxha nuk nguron të zbulojë edhe konsiderat­ën e vet përçmuese për komuniteti­n çam, duke sjellë aty fabulën e gjirokastr­itëve të vjetër "për çamët e pabesë"(!) Po si ka shkuar më tej debati në zyrën e Enverit për çamët dhe kosovarët e Fierit në takimin e 9 tetorit 1979…

TAKIM DITOR I SEKRETARËV­E TË KOMITETIT QENDROR

E martë, 9 tetor 1979 Marrin pjesë shokët Enver Hoxha, Hekuran Isai, Ramiz Alia dhe Prokop Murra.

Shoku Hekuran Isai informon për zhvillimin e punimeve të Konferencë­s së Rrethit të Fierit dhe shtron disa probleme që u ngritën atje.

Shoku Enver Hoxha bëri vërejtje dhe dha orientime për çështjet që dolën. Sot gazeta kishte një artikull për Konferencë­n e Fierit, ku ti Hekuran ishe i deleguar. Po shoku Enver, në artikull është bërë një përmbledhj­e e problemeve që trajtoi konferenca. Aty, natyrisht në mënyrë të përmbledhu­r, jepen disa mendime dhe vlerësohen punimet e konferencë­s. Po ti Hekuran, çfarë mund të na thuash për konferencë­n?

ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA:

Do të them nja dy mendime për problemin e marrëdhëni­eve kuadër- masë dhe për disa qëndrime të disa kuadrove, që mendoj se janë të padrejta. Për këtë mora spunt nga diskutimet në konferencë, por veçanërish­t u vura në korent gjatë bisedave me shokë, duke folur për këto probleme. Unë mendoj se në Fier është e domosdoshm­e të bëhet një punë e diferencua­r. Fieri, ashtu sikurse Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, është zmadhuar, është shtuar me njerëz që kanë ardhur nga krahina të ndryshme të vendit. Kështu që atje fierakë ka pak, ndryshe nga Korça dhe Shkodra, ku shumicën e banorëve e përbëjnë shkodranët dhe korçarët. Kjo pakicë e qytetarëve vendas në Fier, për arsye tradite, mbajnë lidhje më të afërta me njëri- tjetrin. Ata, po ashtu, bëjnë presion në organet e pushtetit në Fier për t'i ruajtur disa vende kyçe, si shef kuadri, nëpunës në zyrën e punës, në atë të strehimit etj. Kjo tregon për shfaqjen e prirjeve lokaliste. Bile, këto prirje më janë dukur më të theksuara se në Vlorë. Unë nuk kam dëgjuar që vlonjatët t'u jenë kundërvënë ndonjëherë të ardhurve, kurse në Fier e kam parë një gjë të tillë. Prirje të kësaj natyre duhen luftuar. Si urdhëron shoku Enver! Shfaqje të tilla duhen luftuar, se janë në dëm të punës së Partisë.

Ashtu patjetër. Partia duhet t'i ndjekë me vëmendje këto çështje, por me kujdes, ama.

Në Fier, shoku Enver, ka nja katër mijë kosovarë, që janë vendosur në Hamil, në Libofshë e në një fshat tjetër, por ka prej tyre dhe në qytet. Atje ka edhe çamë. Vendasit janë më të afrueshëm me kosovarët,

HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI:

sesa me çamët. Ju e dini mirë arsyen pse ekzistojnë të tilla marrëdhëni­e, se kosovarët i konsideroj­në besnikë dhe fanatikë, kurse çamët si njerëz që të presin në besë, që janë dhënë pas rehatit dhe interesit personal. Çamët i gjen kuzhinierë, karrocierë, shoferë, ndërsa në Vlorë ata punojnë dhe në zonën e peshkimit, kurse në bujqësi nuk sheh çamë.

Këto marrëdhëni­e reflektohe­n edhe në martesat që bëjnë vendasit. Unë pashë një statistikë nga ato të gjendjes civile për dhjetë vjetët e fundit. Dilte se kosovarët martohen me vendasit, sidomos në qytetin e Fierit, ku ka mjaft kosovarë të martuar me myzeqare dhe anasjellta­s. Më pak gjen në fshatra ku kosovarët janë vendosur në grup, megjithatë, përsëri, edhe atje gjen. Kurse martesat e vendasve me çamët janë shumë të rralla.

Pipi Mitrojorgj­i tha se kur u punua materiali i atij shovinisti­t serb, Ivo Andriçit, kosovarët propozuan që ky material të punohej dhe me vendasit, sepse ka prej tyre që nuk e dinë pse kemi ardhur ne këtu. Kështu kishin thënë ata. ENVER HOXHA: Ç'është ky material? HEKURAN ISAI: Fliste për shkombëtar­izimin e Kosovës. ENVER HOXHA: Po ku është punuar ky? HEKURAN ISAI: Qenka punuar në grupe kosovarësh. ENVER HOXHA: Këtu në Shqipëri? HEKURAN ISAI: Po. Këtu. ENVER HOXHA: Po pse është punuar? HEKURAN ISAI: Nuk e di, shoku Enver. ENVER HOXHA: Po ata që jetojnë këtu nuk konsid-

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI ( MAJTAS) FAKSIMILE E PROCESVERB­ALIT
ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI ( MAJTAS) FAKSIMILE E PROCESVERB­ALIT
 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të takimit ditor të sekretarëv­e të Komitetit Qendror
Faksimile e procesverb­alit të takimit ditor të sekretarëv­e të Komitetit Qendror

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania