Panorama (Albania)

Serbia kërcënon me luftë, Majko: Jemi më të aftë se për paqe

Kryeminist­ri Vuçiç: Ky është paralajmër­imi i fundit, ne dërguam tren dhe jo tank

-

Presidenti serb, Tomisllav Nikolic, për herë të parë pas 18 vitesh ka përmendur futjen e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, pas ndalimit të hyrjes në Mitrovicë të trenit provokues me simbole nacionalis­te, me pretendimi­n se “shqiptarët kërkojnë luftë”.

Sipas Nikoliç, “çdo tentim i ardhshëm i institucio­neve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq... Ne do të dërgojmë ushtri për të mbrojtur serbët në Kosovë”. Mediat serbe e kanë cituar atë, edhe me fjalët: “Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët, edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutë­s së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombët­are- juridike janë pjesë e Serbisë”. Kështu u shpreh ai para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit Serb të Sigurisë. “Shfaqja e ROSU-t ( Policia Speciale e Kosovës) ishte shenjë se shqiptarët deshën luftë”, tha Nikoliçi. Një tren i dekoruar në detaje nacionalis­te serbe u nis të shtunën nga Beogradi me qëllim për të hyrë në Veriun e Kosovës, por u ndal në kufi me një pengesë që shkaktoi një përshkallë­zim dramatik të tensioneve.

QËNDRIMET Zyrtarët e Kosovës kishin protestuar më parë se treni ishte shkelje e sovranitet­it të vendit të tyre dhe premtuan të mos e lejojnë atë të hyjë në Kosovë. Kryeminist­ri serb, Aleksandar Vuçiç, urdhëroi që treni të ndalojë në qytetin serb të Rashkës, kur po i afrohej kufirit me ish- krahinën e Serbisë, duke thënë se shqiptarët etnikë të Kosovës ishte përpjekur për të minuar hekurudhën. Policia e Kosovës i ka denoncuar me forcë akuzat e tilla, por tha se ata e kishin kontrollua­r hekurudhën dhe nuk kanë gjetur eksplozivë. Kryeminist­ri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ai kishte kontaktuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për të shprehur shqetësime­t e vendit të tij. “Unë besoj se kthimi prapa i trenit ishte veprimi i duhur dhe hyrja e tij në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës nuk do të lejohet”, tha ai në një konferencë shtypi mbrëmjen e së shtunës. TRENI I PROVOKIMEV­E

Treni i bërë në Rusi është pikturuar me flamujt serbë, portrete të krishtera ortodokse fetare, pamje të manastirev­e dhe qyteteve mesjetare dhe në të është gdhendur “Kosova është serbe” në 20 gjuhë të botës. Stafi kishin veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar serb. Udhëtimi promovues në Kosovë i së shtunës ishte i pari nga Beogradi, kryeqyteti serb, drejt qytetit verior të Mitrovicës në Kosovë, që nga lufta 1998- 99. Treni më vonë u kthye në drejtim të Beogradit.

AKUZAT Në një konferencë urgjente shtypi në Beograd të shtunën, Vuçiç ka akuzuar qeverinë e Kosovës në Prishtinë mbi planet për të arrestuar shoferin e trenit dhe udhëtarët. “Kjo ishte një ambicie për të provokuar një konflikt, për të filluar një konflikt më të gjerë në këtë territor që ne e konsideroj­më si i yni”, tha Vuçiç. “Ishte vendimi im për të ndaluar trenin në Rashkë, për të ruajtur lirinë dhe jetën e popullit tonë, për të parandalua­r një konflikt më të gjerë dhe për të treguar se ne duam paqe”. Ai paralajmër­oi shqiptarët në Kosovë të mos sulmojnë pakicën serbe të Kosovës, “Ky është paralajmër­imi im i fundit për shqiptarët, sepse Serbia nuk do t’i lejojë këto sulme. “Ne kemi dërguar një tren, jo një tank”, tha Vuçiç. Kur treni u nis nga Beogradi, Marko Gjuriç, i cili kryeson zyrën e Qeverisë serbe për Kosovën, e përshkroi lidhjen hekurudhor­e si të rëndësishm­e për Veriun e Kosovës. “Kjo është si një ekspozitë e lëvizshme që paraqet trashëgimi­në tonë kulturore”, tha ai. Përplasja e pikëpamjev­e erdhi mes tensioneve të rritura tashmë në mes të Serbisë dhe Kosovës pas ndalimit të kohëve të fundit në Francë të Ramush Haradinajt, ish- kryeminist­ër i Kosovës, në një urdhërarre­sti nga Serbia. Kosova e ka quajtur urdhrin jolegjitim dhe i kërkoi Francës ta injorojë atë.

 ??  ?? Pandeli Majko
Pandeli Majko
 ??  ?? Tomisllav Nikoliç
Tomisllav Nikoliç
 ??  ?? BRENDA TRENIT SERB ME IKONA DHE MESAZHE NACIONALIS­TE
BRENDA TRENIT SERB ME IKONA DHE MESAZHE NACIONALIS­TE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania