Panorama (Albania)

Eno Birko: Rikthehem në TOB pas viteve të errëta me alkool

Operacioni, shtimi në peshë dhe gjithë çfarë e bënë balerinin të largohej përkohësis­ht nga baleti

- TIRANE

Disa vite më parë ( rreth 6), po të të binte rruga andej nga stadiumi “Dinamo” dhe të shihje Eno Birkon duke vrapuar rreth e përqark tij, nuk ishte nevoja të shihje orën, sepse do ta kuptoje që ishte 4 ( pasdreke).

Dilte çdo ditë. Nuk i mjaftonin orët e provave e stërvitjes në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ishte një kohë që iu ngulit mendimi se nuk kishte peshën e një balerini të përsosur, prandaj edhe duhej të punonte për ta arritur. Këtë këmbëngulj­e e ka pasur që fëmijë. I vetëdijshë­m se nuk ishte një yll i lindur, stërmundoh­ej për orë të tëra duke lënë mënjanë gjithë tjetër ç’mund ta argëtonte një fëmijë, vetëm për t’u stërvitur. Nuk është nevoja t’ju themi që ia doli! Emri i balerinit Eno Birko ishte nëpër ngjarjet më të rëndësishm­e të baletit. Premierat më të mëdha apo spektaklet televizive zgjidhnin Birkon për balerin të parë. Do të vazhdonte të kishte qenë kështu, nëse këmba nuk do të kishte “ngecur” diku. Megjithatë nuk duhet shumë që të shkuarat të kthehen në të harruara. Të paktën për rastin e Enos! Ai vetë nuk harron asgjë nga ato që ka kaluar sepse e shkuara e ndihmon të ndriçojë të ardhmen, por publiku, kur e sheh sërish në skenë që shfaqet sikur ta kishte lënë kërcimin përgjysmë vetëm dje, sigurisht që nuk ka për të menduar se ç’e mbajti Enon larg skenës për kaq vite. Të paktën, jo pas shfaqjes së dytë...

Eno, çfarë ndodhi që iu largove skenës?

Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetëso­r që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimish­t dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohe­sha operacioni­t. Si fillim nuk e konsiderov­a kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite.

Nuk ishe më në gjendje të kërceje apo çfarë?

Jo, nuk kishte të bënte me rezultatet e operacioni­t, ai shkoi mirë. Mënyra si rrodhën gjërat më pas më larguan nga skena. Së pari, nisa të shtoj peshë dhe në vend që të luftoja siç mund të kisha bërë edhe më parë, e lashë të më vinte përpara. Ditë pas dite nisa të humbas interesin, të ndihem i pamotivuar dhe të mos merrem me asgjë. Nuk është shumë e vështirë që të mendosh alkoolin si “zgjidhje” në këtë situatë. Pastaj, ata që e kanë provuar e dinë që njëra ditë sjell tjetrën dhe largimi prej tij bëhet i vështirë. Nuk kishte më rëndësi as- gjë për mua përveç gotës që niste në mëngjes e kushedi kur përfundont­e.

Kjo gjendje zgjati për disa vite. Si iu riktheve jetës që kishe pasur, por diku kishe humbur?

Nuk është që ndodhi diçka konkrete. Unë vetë isha i ndërgjegjs­hëm që e kisha tepruar me atë situatë, por ndoshta nuk isha ende gati të ngrihesha. Ndryshimet nisën me doza të vogla dhe pa ndonjë plan madhor për të ardhmen. Madje, mund të them që as më shkonte nëpër mend rikthimi në skenë. Familjarët, motrat dhe mamaja ishin gjithnjë aty dhe, së pari, ishte për të mos i parë më ato të vuanin që gjeta forcat. Ishte fundvit dhe siç janë këto ritualet e zakonshme me punët e shtëpisë, u ngrita e i thashë mamasë që atë ditë do të bëja gjithçka unë, ajo të mos prekte asgjë me dorë! Ashtu bëra. Nisa të pastroj shtëpinë duke vallëzuar. Vazhdova të veprova njësoj edhe në ditët në vijim, duke mos pirë alkool, dhe ndjeva që isha më mirë. Kaluan kështu dy javë, derisa pashë rezultatet e para të rënies në peshë. Gjërat nisën të marrin pak ngjyrë, të mos ishin më të errëta siç i shihja më parë.

Provove të shkosh vetë në TKOB?

Jo, këtë gjë nuk kisha gjetur ende guximin ta bëja. Së pari, u përfshiva në disa kurse baleti për fëmijë. Përveç stërvitjes individual­e që kisha rifilluar ta bëja çdo ditë, bashkë me punët e shtëpisë, kisha edhe kurset. Fëmijët ishin një ndihmë shumë e madhe për mua, sepse u ngarkova me përgjegjës­i dhe do ta çoja deri në fund atë që kisha marrë përsipër. Pastaj, një ditë, erdhën shokët e kolegët e mi, Gerdi me Dionin, që më nxitën të provoja përsëri skenën. Bashkë me besimin që më dha Enada, por edhe mikpritjen e Zana Çelës, u riktheva pas një periudhe të gjatë provash te baleti “Sylphide”.

Dalja e fundit ishte tek “Arrëthyesi”, që do të thotë se angazhimet kanë ndjekur njëratjetr­ën?

Isha tek “Arrëthyesi” dhe te një tjetër balet përpara tij. Gjërat duken mirë, nuk kam asnjë nxitim, të presim e të shohim! E rëndësishm­e është që ndihem mirë, energjik dhe i gatshëm për të punuar. Do të doja ta kisha kaluar më shpejt kohën time të errët, por tashmë është në të shkuarën. Pavarësish­t kësaj, nuk harroj asgjë nga ato që kam kaluar, duhen kujtuar gjithnjë në mënyrë që të mos përsëriten.

Ishte e vështirë ringjitja në skenë?

Ishte, patjetër që ishte sepse isha larguar për një kohë shumë të gjatë dhe as që mendoja se do të kthehesha më. Kisha harruar edhe skenën. Mirëpo, me kolegët afër arrita t’i kaloj edhe vështirësi­të e pasiguritë.

 ??  ??
 ??  ?? Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”, që u shfaq me rastin e festave të dhjetorit
Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”, që u shfaq me rastin e festave të dhjetorit
 ??  ?? Balerini Eno Birko
Balerini Eno Birko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania