Panorama (Albania)

Pazaret e drogës, vritet në Vlorë me breshëri emigranti

Policia: Refit Toro me rekorde kriminale, kishte 5 emra

- VLORE/ ARMAND XHELILI

Atentat me breshëri automatike një 32vjeçari në Vlorë, duke shënuar kështu vrasjen e parë për këtë vit në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18: 00, në zonën e Skelës, në fund të rrugës Transballk­anike. Viktima është identifiku­ar si shtetasi Refit Toro, i cili njihet si person me precedentë dhe me rekorde të theksuara kriminale. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, për shkak të precedentë­ve, kryesisht në fushën e drogës në Shqipëri e Itali, por dyshohet edhe në shtete të tjera, viktima kishte ndërruar disa herë emrat. Ai njihej edhe me emrat Jetnor, Alfred, Robert, nofkën "Nori" etj.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se kanë dëgjuar breshërinë e armës dhe më pas dy persona që janë larguar me vrap. Autorët kanë hipur në një mjet "Land Rover", që i priste më tej dhe më pas humbën gjurmët rrugicave. "Rreth orës 17: 57, në vendin e quajtur ' ish- Parku i Tregtisë', në rrugën e kësaj zone është qëlluar me armë zjarri një shtetas në mjetin e tij ' Mitsubishi', me targë AA 606 ID, i cili për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal. Nga verifikime­t paraprake rezulton se viktima është shtetasi R. T., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili njihet si person me precedentë kriminalë dhe me rekorde të theksuara kriminale", bëri të ditur Policia e Vlorës. Blutë kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë që e kanë parë skenën disa metra më tutje. Sipas dëshmisë së dhënë prej tyre, ata kanë parë mjetin "Mitsubishi" që kishte ndaluar në formën e një parkimi dysh, dhe brenda në mjet ndodhej personi që u qëllua. Dukej sikur ai po priste dikë, dhe ndërkaq është qëlluar teksa fliste në telefon. Autorët, që mesa duket e kanë ndjekur, janë afruar duke e qëlluar me breshëri dhe janë larguar duke humbur gjurmët. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë Vlorën, madje janë njoftuar edhe Fieri dhe qarqet e tjera për kontrolle në rrugën nacionale me qëllim që të mos largohen au- torët, por deri në orët e vona nuk kishte asnjë të ndaluar. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se viktima jetonte në Vlorë prej disa kohësh, por më parë ka qenë emigrant për shumë kohë në Itali. Ai figuron i papunë në Vlorë, dhe ndërkohë nuk rezulton asnjë biznes me emrin e tij. Por referuar të dhënave paraprake, ai ka pasur precedentë në fushën e drogës dhe ka qenë i dyshuar si trafikant në linjën Shqipëri- Itali, por edhe shtete të tjera. Prishja e pazareve të drogës është dyshimi paraprak i bluve, por nuk për- jashtohen edhe pista të tjera të ndonjë hakmarrjej­e. Burimet e Policisë thanë se ka dyshime të forta se 32- vjeçari ishte përzier edhe në kultivimin e sezonit të kaluar të lëndëve narkotike dhe trafikun e saj. Dyshohet se 32- vjeçari nuk ka qenë "korrekt" me pazaret e drogës ku merrte mallin dhe nuk kthente paratë. Nga hetimi paraprak rezulton se viktima ka precedentë penalë edhe në Itali. Në vitin 2016, ndaj tij ka pasur edhe një vendim nga Gjykata e Apelit në Ankona. Gjithashtu, ai është gjykuar edhe për grabitje të shumta në vitet 2006- 2007 në Itali, ku ishte cilësuar si tmerri i zonës ku ndodhnin krimet.

 ??  ?? Makina ku u vra emigranti
Makina ku u vra emigranti
 ??  ?? Makina e viktimës
Makina e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania