Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Rama: Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç PS

Basha: Nuk ka zgjedhje të ndershme pa votim elektronik

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Vendimi i paralajmër­uar nga eksponentë të lartë të PD- së për një radikalizi­m të qëndrimeve me Parlamenti­n i opozitës, do të marrë sot formë nga foltorja e Parlamenti­t.

Deputetët e Partisë Demokratik­e janë njoftuar për një mbledhje grupi në orën 13: 00 paraditen e sotme, e cila do të zhvillohet pak orë përpara nisjes së sesionit të ri parlamenta­r. Në këtë mbledhje, kreu i PD- së, Lulzim Basha, do të diskutojë dhe do të vendosë për qëndrimin që opozita do të mbajë në lidhje me Parlamenti­n dhe aksionin e saj për muajt në vazhdim. Tema kryesore e diskutimit do të jetë Reforma Zgjedhore dhe rrugët përmes së cilave opozita duhet t’i imponohet maxhorancë­s për realizimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD-së, Arben Ristani, deklaroi dy ditë më parë për “Panorama” se bojkoti i Kuvendit, por edhe protestat mbarëpopul­lore janë dy nga opsionet që po shqyrtohen nga opozita, por vendimmarr­ja për to pritet të merret në mbledhjen e kryesisë që PD- ja do të zhvillojë. Burime nga Partia Demokratik­e sqarojnë se prezenca e demokratëv­e sot në sallën e Parlamenti­t do të jetë e shkurtër, pasi ata do të largohen. Vendimin e marrë në mbledhjen e grupit parlamenta­r për qëndrimin që PD- ja do të mbajë me Parlamenti­n do ta bëjë publik në Parlament kreu i Grupit Parlamenta­r, Edi Paloka, dhe pas kësaj demokratët pritet të lënë sallën e Parlamenti­t. Në orën 18: 00 kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e madhe të kryesisë në të cilën do të diskutojë mbi vazhdimsin­ë e aksionit opozitar.

VOTIMI Pavarësish­t se përfaqësue­sit e maxhorancë­s e hodhën poshtë votimin elektronik në Komisionin për Reformën Zgjedhore, kreu i PDsë, Lulzim Basha, e sheh përdorimin e teknologji­së si kusht të panegociue­shëm për zgjedhjet e lira. Përmes një deklarate për mediat, Basha e cilësoi votimin dhe numërimin elektronik si një mundësi që zgjedhjet të mos vidhen e të kenë kosto të ulët. “Ka një mënyrë që të mos vid- hen zgjedhjet dhe të respektohe­t vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulu­eshëm, i provuar e plotësisht i realizuesh­ëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi. Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi pasur përherë me zgjedhjet”, deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, të besosh që Kryeminist­ri Rama mund të realizojë zgjedhje të ndershme është njësoj sikur të besosh se Elvis Rroshi është i ndershëm.

 ??  ?? Rama dje me FRESSH
Rama dje me FRESSH
 ??  ?? KOMISIONI I REFORMES ZGJEDHORE
KOMISIONI I REFORMES ZGJEDHORE
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania