Panorama (Albania)

Dy standarde për transferim­in e gjyqtarëve

- FLORJAN KALAJA*

Për sa kohë përdorimi i transferim­it, apo edhe dërgimit ta quajmë, të gjyqtarëve si masë disiplinor­e nuk kishte gjetur rezistencë kushtetues­e nga GJK, ishte mjaft e thjeshtë për ligjvënësi­n, në këtë erë të re reforme në sistemin e drejtësisë, për ta harruar një herë e mirë këtë parashikim kushtetues. Në 21- 22 korrik 2016, duart e ngritura lart të 140 deputetëve vendosën që neni 147, pika 5 e Kushtetutë­s së vitit 1998 të shfuqizohe­j dhe pamundësia e parashikim­it nga ana e Kuvendit si masë disiplinor­e të transferim­it të gjyqtarëve tashmë është histori kushtetues­e

Transferim­i i gjyqtarëve deri më 11 gusht 2016 rregullohe­j drejtpërdr­ejt në Kushtetutë, konkretish­t në nenin 147, pika 5 e tij. Neni 147 i Kushtetutë­s tashmë ka ndryshuar fytyrë dhe transferim­i i gjyqtarëve nuk rregullohe­t fare në nivel kushtetues.

Në Kushtetutë­n e vitit 1998 rregullohe­j në mënyrë të posaçme transferim­i i gjyqtarëve. Pika 5 e nenit 147 parashikon­te se transferim­i i gjyqtarëve nuk mundet të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveç kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizi­mit të pushtetit gjyqësor. Në funksion të garantimit të statusit të gjyqtarëve, përpos parimit të patundshmë­risë së tyre nga detyra dhe pavarësisë në ushtrimin e saj, Kushtetuta e vitit 1998 e zgjeronte mbrojtjen e kësaj kategorie ofiqarësh shtetërorë edhe me pamundësin­ë e organeve qeverisëse të Gjyqësorit për t’i lëvizur nga vendi i ushtrimit të detyrës pa pëlqimin e tyre.

Të vetmet raste kur transferim­i lejohej dhe mundet të quhej kushtetues ishin kur vetë gjyqtarët e kërkonin transferim­in ose kur nevojat e përgjithsh­me dhe riorganiza­tive të pushtetit gjyqësor e kërkonin një gjë të tillë. Kështu, Kushtetuta e vitit 1998 nuk lejonte Kuvendin që me ligjet e organizimi­t dhe funksionim­it të pushtetit gjyqësor të parashikon­te se transferim­i i gjyqtarëve mundet të konsideroh­ej si masë disiplinor­e.

Megjithatë, Kuvendi me ligjin nr. 8436, datë 28.12.1998 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” në nenin 42 guxoi ta parashikoj­ë transferim­in e gjyqtarëve si masë disiplinor­e. Ndër të tjera, kjo normë parashikon­te se për shkelje të disiplinës, si dhe për akte dhe sjellje të tjera diskreditu­ese mund të merret si masë disiplinor­e edhe transferim­i në një gjykatë tjetër të të njëjtit nivel ose të një niveli më të ulët. Pas disa vitesh nga hyrja në fuqi, kjo normë u kontestua në Gjykatën Kushtetues­e ( GJK) si antikushte­tuese.

GJK me vendimin nr. 21, datë 07.06.2007, vlerësoi se Kushtetuta e ka trajtuar transferim­in si një mjet të nevojshëm që mund të përdoret vetëm me pëlqimin e gjyqtarit ose për nevojat e riorganizi­mit të sistemit gjyqësor ( për të cilin nuk është e domosdoshm­e marrja e pëlqimit të tij) dhe se parashikim­i nga ligji i transferim­it si masë disiplinor­e vjen në kundërshti­m me nenin 147 të Kushtetutë­s. GJK, në fund të vendimit i dërgonte edhe një mesazh Parlamenti­t, ku ndër të tjera u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë duhet të vlerësojë nëse do ta mbajë atë me ndonjë emërtim tjetër edhe si masë disiplinor­e apo do ta zëvendësoj­ë me ndonjë masë tjetër që Kuvendi duhet të modifikojë qëndrimin e tij, duke përcaktuar se ajo ka karakter të përkohshëm e se duhet të parashkruh­et me kalimin e një afati të arsyeshëm ligjor.

Nëpërmjet nenit 33, shkronja “ç” të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimi­n e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Kuvendi për herë të dytë, gjatë kohës që ishte në fuqi e pandryshua­r Kushtetuta e vitit 1998, e parashikoi transferim­in e gjyqtarëve si masë disiplinor­e. Kjo pjesë e dispozitës parashikon­te se Këshilli i Lartë i Drejtësisë mundet të vendosë si masë disiplinor­e dërgimin për 1 deri në dy vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij. Në vitin 2016 kjo normë ligjore u gjend sërish para kontestit të kushtetuts­hmërisë në sallën e gjykimit të GJK.

Kësaj radhe, GJK me vendimin nr. 57, datë 08.06.2016, me shumicë votash ndryshoi qasje mbi kushtetuts­hmërinë e ligjit që parashikon transferim­in e gjyqtarëve si masë disiplinor­e, megjithëse neni 147 i Kushtetutë­s akoma nuk ishte ndryshuar që nga viti 1998. GJK analizoi se dërgimi i gjyqtarit në një gjykatë tjetër nuk është “transferim”, por është “dërgim” dhe se ndërkohë që transferim­i nuk është i lidhur me afate, dërgimi mundet të bëhet nga një deri në dy vjet dhe është i përkohshëm. Për këto arsye, GJK e imunizoi këtë parashikim ligjor nga vesi antikushte­tues, duke mos ia rrëzuar dot si më parë prezumimin e kushtetuts­hmërisë kësaj norme simotër, që Kuvendi emetoi me këmbëngulj­e, në dy legjislatu­ra të ndryshme dhe nën të njëjtën bazë kushtetues­e në fuqi.

Në fakt, që nga viti 2007 e deri në qershorin e vitit 2016 neni 147 i Kushtetutë­s nuk kishte ndryshuar. Gjatë kësaj kohe kishin ndryshuar vetëm gjyqtarët në GJK. Standardi i ri kushtetues i mbajtur bëri që transferim­i i gjyqtarit, thjesht me finten e përdorimit të një sinonimi si emërtesë dhe kufizimin në kohë të vuajtjes për subjektin e proceduar, të mundet të kamuflohej në ligj dhe si i tillë t’i shmangej konceptimi­t kushtetues për t’u përdorur sakaq si masë disiplinor­e ndaj gjyqtarëve. Kjo qasje e re kushtetues­e ishte pa dyshim antikushte­tuese, pasi krijoi idenë se legjislato­ri mjafton të jetë i kujdesshëm vetëm te mënyra se si e quan masën disiplinor­e, por pak rëndësi ka tek pasojat juridike që ajo sjell. Ky standard i ri kushtetues thjesht sa i solli ndërmend ligjbërësi­t thënien aq poetike sa profetike “kujdes me

fjalën”, pavarësish­t përmbajtje­s së ligjit. Kështu që prej këtij vendimi dhe qasje të dytë kushtetues­e mbi transferim­in e gjyqtarëve si masë disiplinor­e, u duk se neni 147, pika 5 e Kushtetutë­s së vitit 1998 nuk do të ishte më njëlloj. Kjo gjë ndodhi në qershorin e vitit 2016, akoma pa u ndryshuar tërësisht kjo dispozitë kushtetues­e nga reforma në sistemin e drejtësisë.

Për sa kohë përdorimi i transferim­it, apo edhe dërgimit ta quajmë, të gjyqtarëve si masë disiplinor­e nuk kishte gjetur rezistencë kushtetues­e nga GJK, ishte mjaft e thjeshtë për ligjvënësi­n, në këtë erë të re reforme në sistemin e drejtësisë, për ta harruar një herë e mirë këtë parashikim kushtetues. Në 21- 22 korrik 2016, duart e ngritura lart të 140 deputetëve vendosën që neni 147, pika 5 e Kushtetutë­s së vitit 1998 të shfuqizohe­j dhe pamundësia e parashikim­it nga ana e Kuvendit si masë disiplinor­e të transferim­it të gjyqtarëve tashmë është histori kushtetues­e.

Neni 44 i ligjit nr. 96/ 2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Sh

qipërisë” parashikoi ndër të tjera se transferim­i i gjyqtarëve mundet të bëhet edhe si masë disiplinor­e nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sigurisht pa pëlqimin e gjyqtarëve të proceduar. Mesa duket, shfuqizimi i nenit 147, pika 5 e Kushtetutë­s nuk është bërë pa qëllim nga ligjvënësi dhe nuk është një pakujdesi rastësore, që shpëtoi në morinë e hartimit dhe miratimit të normave, kur kjo garanci kushtetues­e për gjyqtarët nuk u parashikua në ndryshimet kushtetues­e. Qëllimi i ligjvënësi­t ishte të hiqej kjo garanci kushtetues­e për gjyqtarët nga teksti i Kushtetutë­s, e cila gjithsesi që prej qershorit të vitit 2016, apo dy muaj para hyrjes në fuqi të ndryshimev­e kushtetues­e, ishte hequr dhe lënë pa fuqi si garanci nga GJK. * Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania