Panorama (Albania)

Amnistia, mbyllen edhe 2500 dosje në hetim e gjykim

Ligji “fal” krimet e lehta deri më 30 nëntor 2016

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Amnistia nuk ka mbaruar. Pas lirimit nga burgjet të 752 të dënuarve në të gjithë vendin, ligji i amnistisë i votuar në Kuvend në dhjetor 2016 pritet të mbyllë edhe një sërë dosjesh penale në hetim dhe në gjykim.

Bazuar në nenin 6 të ligjit “Për dhënie amnistie”, Kuvendi ka vendosur që të pushohen çështjet penale në hetim, të cilat janë të pashqyrtua­ra ose në proces shqyrtimi nga gjykatat dhe kallëzimet penale që janë në Prokurori për veprat penale të ndodhura deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon burgim maksimumi deri në dy vjet ose çdo dënim tjetër më të butë. Përjashtim nga pushimi i çështjeve për shkak të amnistisë mësohet se bëjnë veprat penale të rënda të renditura në nenin ndalues të ligjit “Për dhënie amnistie”. Mësohet se në zbatim të nenit në fjalë të ligjit për amnistinë, prokurorit­ë në Tiranë dhe në rrethe kanë nisur të shqyrtojnë çështjet që kanë në shqyrtim, të cilat preken nga amnistia. Burime jozyrtare thanë se nga një përllogari­tje paraprake pritet që të mbyllen hetimet për rreth 1500 raste procedimes­h penale apo kallëzimes­h në proces hetimi apo verifikimi. Një numër i tillë ( rreth 1 mijë) çështjesh penale të dërguara në gjykim tashmë, që preken nga amnistia, pritet që të pushohen gjithashtu. Ndërkohë, përfitues pritet të jenë edhe një numër i konsiderue­shëm personash që janë aktualisht në trajtim nga “shërbimi i provës”. Zbatimi i amnistisë filloi që në ditën e parë të hyrjes së saj në fuqi me personat që ndodheshin në burgje dhe në paraburgim, për shkak të privimit të lirisë. Për pjesën tjetër të përfituesv­e, pritet që amnistia të zbatohet në vazhdim rast pas rasti, ose me kërkesë në gjykatë nga vetë personat e interesuar. Në total, numri i çështjeve penale që preken në prokurori dhe gjykatë pritet të jetë 2500. AMNISTIA NË BURGJE

Tri ditë më parë, rreth 752 persona u lanë të lirë nga burgjet dhe nga paraburgim­et në gjithë vendin. Lirimi i tyre u bë për shkak të ligjit të amnistisë, i cili u miratua në Kuvend në dhjetor 2016. Ligji ishte një propozim i Ministrisë së Drejtësisë, që u miratua më pas në Qeveri dhe në Parlament. Në ditën e parë të zbatimit të ligjit, i pranishëm te burgu i grave ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili dha edhe mesazhin e tij në lidhje me përfituesi­t e amnistisë. “Familjet tuaja sot do të jenë më të lumtura. Kam një thirrje për të gjithë, duhet të heqim dorë nga etiketimet. Këtyre grave nuk duhet t’u drejtohet gishti sipas traditës bolshevike, që i bënte me gisht fronti demokratik i lagjes. Nuk mund t’i etiketojmë njerëzit”, tha ministri Manjani. Ministri përcolli edhe një mesazh për të liruarat për punë të ndershme pas daljes nga burgu. “Hashashi nuk është zgjidhje. Dua që të jap një mesazh për punë të ndershme”, tha Manjani, ndërkohë që po i jepte fletën e lirimit të dënuarës Lumturi Kola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania