Panorama (Albania)

Kur shkolla rifillon mërzitshëm!

- NEVILA XHINDI

16 janar 2017! Nesër rifillon shkolla! Thonë që 16 janari është dita më e mërzitshme e vitit, sepse është momenti kur festat kanë kaluar, dieta duhet rifilluar, pushime nuk sheh në horizont, dhe çdo gjë përreth të kujton që tashmë ke një vit të tërë përpara. Ky vit ka edhe një veçori tjetër... 16 janari është e hënë, pra i shtohet edhe mërzia e një fillimjave, sidomos e ndiejnë ata që vuajnë nga “Monday blues”.

Shqipëri, 16 janar 2017! Më të mërziturit: fëmijët, adoleshent­ët, studentët! Aspak entuziastë, të ngathtë tek fusin librat në çantë, turivarur... nesër rifillon shkolla. Plot katër javë pushime dimri!

Ndërsa gripi endej spitaleve, i ftohti arktik frikësoi Qeverinë dhe menjëherë erdhën lajmet për pushime. Pushime të mundësuara nga qeveria rilindase me urdhër të ministrit të koncesione­ve!

Po kujt i duhen këto lloj pushimesh? A mos ndoshta këto fëmijë ishin më ngrohtë në shtëpi, kur dritat mungonin, çmimi i gazit ishte rritur, kur uji kishte ngrirë dhe çezma ishte tharë, kur prindërit u detyruan të rrinë pushim pa pagesë në shtëpi ( me fat ato që kanë punë e mund të marrin pushim!) A mos vallë kur temperatur­a të jetë - 1 gradë do jetë më pak ftohtë, apo do të ketë më pak grip? Si ka mundësi që shkollat dhe programi mësimor shihen si të parëndësis­hme, e pa problem u mbyllkan për një grip? Jep njeri dot përgjigje, përveçse e gjitha kjo e ka emrin papërgjegj­shmëri! Pushime që do të përkthehen në vështirësi dhe presion për të realizuar programin, presion mbi mësuesit, presion mbi nxënësit, presion mbi prindërit, por klasa e shkolla do të jetë e njëjtë, e ftohtë, e pangrohur... qeveria e deshte pushim!

Kujt i shërbyen pushimet e gjata të janarit?

... Mos ndoshta maturantëv­e? Kanë ngelë edhe 4 muaj që të mbyllet viti, e të fillojnë provimet. Dhe, në fakt, ato janë të pasqaruara se si do të zhvillohen provimet sivjet, si do të plotësohen formularët për në universite­t, me çfarë kriteresh do të zgjedhin shkollën e lartë, me çfarë udhëzimi do të veprojnë. Shtoji kësaj pushimin e padëshirua­r, ditë të tëra ndërprerje e pa kontaktin me mësuesin, as konsultimi­n me të! Uroj që këto pushime ti kenë shërbyer Ministrisë së Arsimit që kësaj here të jetë në kohë dhe të marrë masat e duhura që përzgjedhj­a e maturantëv­e të mos jetë lojë më gogla, por bazuar mbi procedura dhe mbi meritat e secilit. Uroj t’u ketë shërbyer pushimi!

... Mos ndoshta studentëve që diplomohen? JO, aspak! U bënë tashmë 7 muaj që ka kaluar afati i nxjerrjes së akteve nënligjore bazuar mbi ligjin e ri të arsimit të lartë. Si funksionoj­në universite­tet? Apo me ligjin e udhëzimet e vjetra? Ku janë institucio­net që tashmë duhej të funksionon­in në bazë të ligjit të ri? Shumë prej tyre ekzistuese do të ndërronin veç emrin, e dimë edhe këtë, por të paktën uroj që ky pushim dimri të shërbejë që MAS të kujtohet të bëjë emërtimet e reja të tyre, sipas ligjit.

E ndërsa nxënësit dhe studentët do t’u kthehen nesër klasave dhe auditorëve, të ftohtë, jo vetëm nga temperatur­a, por edhe sepse nuk kishte kush t’i ngrohte në këto ditë të gjata pushimesh, uroj që MAS- it t’i ketë shërbyer kjo kohë pushimesh për të korrigjuar sadopak papërgjegj­shmërinë dhe shkeljet ligjore.

Rifillim të mbarë dhe me mend në kokë, që të mos ftoheni!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania